Mish viçi me spinaq
Faqja 1 e 1
Mish viçi me spinaq
Nevojiten:
● 1 kg mish viçi (shpatull) e ndarë në pjesë
● 3 domate të grira
● 1 kg spinaq
● ½ filxhan çaji me vaj ulliri
● kripë
● piper
Përgatitja:
Në një tenxhere e nxehim vajin dhe skuqim mishin nga të dy anët sa të marrë ngjyrë. Hedhim domatet e grira, kripën, piperin dhe 2-3 gota ujë. E lëmë gjellën të ziejë ngadalë për rreth një orë, derisa të ziejë mishi. Në vazhdim e hedhim spinaqin dhe e lëmë gjellën të ziejë për 30 minuta akoma.
Shënim: Spinaqin, para se ta hedhim në tenxhere e lajmë mirë dhe e grimë në copa të vogla. Pastaj e hedhim në një legen apo enë tjetër me ujë të ngrohtë për 3-5 minuta që të mblidhet pak dhe e kullojmë.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi