Lapardhaja, një aktore shqiptare përkrah Sofia Loren Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Lapardhaja, një aktore shqiptare përkrah Sofia Loren Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lapardhaja, një aktore shqiptare përkrah Sofia Loren

Shko poshtë

new Lapardhaja, një aktore shqiptare përkrah Sofia Loren

Mesazh nga AlbveraPress Sat Mar 06, 2010 2:52 am

Lapardhaja, një aktore shqiptare përkrah Sofia Loren Xhilda-Lapardhaja-300x200


Miniseria e filmit televiziv “La mia casa è piena di specchi” mbi jetën e Sofia Loren, me regji të Vittorio Sindoni dhe i prodhuar nga “Idea Cinema”, përveç pjesëmarrësve si aktorë të Sofia Loren, Enzo De Caro, Margareth Madè, ka në grupin e aktorëve edhe aktoren me origjinë shqiptare e pikërisht nga Berati, Gilda (Xhilda) Lapardhaja.
Miniseritë e filmit “La mia casa è piena di specchi”, që do të mund të shohim në pranverën e këtij viti në Raiuno, i dedikohet jetës së nënës së ikonës italiane të filmit, Sofia Scicolone, ose në art Sofia Loren.
E bazuar mbi skenarin e Maria Scicolone, motra e divës, filmi do të na tregojë ndodhitë e Loren në harkun kohor që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri tek triumfi që aktorja pati në vitin 1962, kohë kur ajo fitoi statujën si aktorja më e mirë protagoniste në filmin “La Ciociara”. Përveçse do të shohim edhe aspekte më pak të njohura të jetës së saj, siç është fëmijëria.
Për të interpretuar Sofia Lorenin gjatë rinisë së saj është përzgjedhur Margareth Madé, e kjo nuk është një sipërmarrje e lehtë për këtë vajzë të re që do i duhet të përballojë mitin e Sofias.

Aktorja shqiptare
“Nuk e kam fshehur asnjëherë që jam shqiptare. Në të gjitha prezantimet e mia tek regjisorët italianë kam përdorur të dhënat e mia personale. Nuk kam dashur të ndryshoj as mbiemrin, ashtu siç bëjnë shumë prej aktorëve të tjerë të huaj…”. Kështu do të shprehej kohë më parë Xhilda Lapardhaja. Ajo është tepër e njohur në botën e reklamës, skenës, filmit dhe televizionit italian. Xhilda Lapardhaja, vajza nga Berati, që ëndërronte të bëhej balerinë, është një prej aktoreve të reja që po përçon më së miri imazhin pozitiv të Shqipërisë në botë.
Vajza që ka pozuar për “Valentino”, “Omnitel” etj. e që është bërë e njohur edhe në Shqipëri përmes roleve si aktore në “Un medico in famiglia”, “Non lasciamoci piu”, “Giornalisti”, “Un posta al sole”, “La squadra 1?, “Madre come te” etj. ëndërron në fakt të shkelë me një projekt artistik edhe në tokën shqiptare. E para “ftesë” i erdhi nga fotografi Roland Tasho për reklamën e birrës “Tirana”, ku Lapardhaja shfaqet përkrah balerinit Ilir Shaqiri. Por, ajo synon më shumë…

Në Shqipëri
Është lindur në Berat në vitin 1982, në lagjen karakteristike të Mangalemit. E vogël, Xhilda Lapardhaja regjistrohet në shkollën e baletit në Tiranë. Përparimi i shpejtë në shkollën e baletit bëri që në vitin 1992, në moshën 10-vjeçare, të fitojë një bursë studimi për në Operën e Parisit. Por, atje qëndroi vetëm disa muaj dhe zhvendoset në Itali për t’u bashkuar me familjen e saj, që tashmë kishte ardhur në Romë. La Parisin dhe u regjistrua në Akademinë Kombëtare të Baletit në Romë. Gjatë studimeve në Akademi punoi me pasion, iu përkushtua këtij profesioni me të cilin kishte lidhur të ardhmen. Por, një aksident dhe një ndërhyrje kirurgjikale në gju në moshën 17-vjeçare, i la në mes këto ëndrra. Mjekët e rekomanduan se nuk mund ta ushtronte më tej këtë profesion.
Për gati një vit u ndje keq jashtë skenës së baletit. Por, pamja dhe talenti i Lapardhasë tërhoqën vëmendjen e manjatëve të botës së reklamës dhe u angazhua menjëherë duke pozuar nën sharmin e veshjeve “Valentino”. Imazhi i Xhildës u përzgjodh edhe si përfaqësues i mesazheve publicitare të “Poste Prioritare”, të prodhimeve “Buitoni” në Francë, të spoteve kundër drogës, apo posterave gjigante publicitare të “Omnitel”, kompanisë gjigante të telefonisë celulare në Itali.

Në kinema
Megjithatë, Xhilda synonte me çdo kusht të bëhej aktore. Një dritare për këtë i ishte hapur që në moshën 15-vjeçare. Regjisores italiane Franceska Arkibuxhi i nevojitej një personazh i ri për njërin prej filmave të saj dhe po vizitonte shumë shkolla të mesme për këtë qëllim. Mes shumë konkurrenteve u përzgjodh edhe Xhilda Lapardhaja, edhe pse në “provën” finale regjisorja vendosi t’ia besonte rolin një tjetër vajze. Megjithatë, nuk do të kalonte pa u vënë re. Vetë regjisorja do t’i kërkonte numrin e telefonit dhe adresën me premtimin se do të rikthehej. Pak javë më pas, Xhilda do të debutonte në telefilmin “Un medico in famiglia”, në rolin e Dolores.
Njëri pas tjetrit do të vinin role të tjera në botën e telenovelave. Tani 26 vjeç, rolet ku ka interpretuar Lapardhaja, janë të shumta. Që nga telenovelat e ndjekura edhe në stacionet shqiptare, si “Un Medico in Famiglia”, “Non lasciamoci piu”, “Giornalisti”, “Un posta al sole”, “La squadra 1?, “Madre come te”, në serialin televiziv “Orgaglio”, në kinema me filmat “Prima del tramonto”, “Il ritorno”, apo “Casa Eden”, e deri në teatër përkrah aktorit të madh, Paolo Vilaxho.
AlbveraPress
AlbveraPress
Albveraa Press
Albveraa Press

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 639
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Ne dreq te mallkuar
Humori Humori : Nuk edi
Hobi Hobi : Gazetar
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi