Lëshime tjera në Internet Explorer
Faqja 1 e 1
Lëshime tjera në Internet Explorer
Microsoft ka tërhequr vërejtjen për ekzistimin e lëshimit të ri në versionet 6 e 7 të shfletuesit të vet Internet Explorer i cili ka filluar të përdoret për sulme në sistemet e përdoruesve.
Lëshimi mundëson marrjen përsipër të kontrollit mbi kompjuterin nëse përdoruesi viziton faqet e internetit me kodin dashakeq. Mirëpo rreziku nga keqpërdorimi mund të ulet dukshëm nëse përdoruesi shfrytëzon konfiguracionin standard në Microsoft Outlook, Outlook Express e Windows Mail ku porositë HTML hapen brenda zonës së ndaluar (Restricted Zone).
Po ashtu theksohet se mekanizmat mbrojtës në Windows Vista apo sistemet më të reja operative në masë të madhe kufizojnë mundësinë e keqpërdorimit të lëshimit dhe se në rast të shfrytëzimit të suksesshëm sulmuesi mund të ketë vetëm qasje të kufizuar në sistem.
Tani për tani nuk është lëshuar arnimi përkatës, mirëpo si një mundësi për të zgjidhur këtë problem nga Microsoft këshillojnë instalimin e Internet Explorer 8.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi