Autonomi 15 orë pune nga MSI Wind U160
Faqja 1 e 1
Autonomi 15 orë pune nga MSI Wind U160
Netbooku Wind U160 i kompanisë MSI ka filluar të shitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për një model i cili, pos dizajnit të hollë, mund të lavdërohet me baterinë e tij e cila qëndron shumë gjatë.
MSI Wind U160 në kategorinë e netbookëve futet për shkak të madhësisë (ekran 10 inçësh me rezolucion 1.024 x 600 piksela) dhe çmimit (379.99 dollarë). Karakteristikat tjera të tij janë solide: sistemi operativ Windows 7, procesori Atom N450 CPU nga Intel me takt pune 1.66 GHz, 1 GB DDR2 memorie, disk i fortë me kapacitet 250 GB, lexues kartelash, tri porte USB 2.0 dhe lidhje WiFi e Bluetooth.
Mirëpo ajo që më së shumti do të tërheq blerësit është dizajni me touchpad i cili mezi vërehet, tastiera e ngjashme me atë të laptopëve MacBook nga kompania Apple, trashësia prej gjithsej 0.78 inç dhe bateria e përmendur, e cila sipas pohimeve të kompanisë MSI mund të ofrojë 15 orë autonomi punë.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi