Samanta Karavella ndryshon stil
Faqja 1 e 1
Samanta Karavella ndryshon stil
Samanta Karavella, këngëtarja e re që ka dalë për herë të parë në skenë kur ishte 13 vjeç, ka vendosur ta lërë brishtësinë në skenë. E vlerësuar për zërin e saj, ajo tashmë që është 19 vjeç ka bërë një ndryshim në stilin e saj.
Kështu ajo ka konkurruar në festivalin “Top fest 7”, të enjten, kësaj here me “look” dhe performancë ndryshe, ndërsa këndoi këngën r&b me titull “Femër fatale”. Kënga me kompozim të Elgit Dodës, producent ekzekutiv Big Bastën (gjithashtu dhe autor i tekstit) dhe orkestrim të Edlir Begollit, u soll në skenë nën koreografinë e Tan Bramës.
Po pse një këngë me një titull të tillë për Samantën?! “Kënga flet për femrat fatale dhe besoj se shumë vajza do ta gjejnë veten në vargjet dhe ritmin e saj”, ka pohuar Samanta për gazetën.
Ndërkohë që ajo po punon për regjistrimin e një kënge të re, gjithashtu ritmike që do të shoqërohet me një klip. Samanta Karavella e njohur për baladat e saj, ka deklaruar se tani e tutje do të këndojë vetëm në rrymën R and B, në sajë të bashkëpunimit që ka nisur me Big Bastën.
Similar topics
» Dafina: Kam krijuar një stil më ndryshe
» Hana Cakuli me stil te vecante
» Gmail ndryshon look
» Argjentina Ramosaj me stil ndryshe
» Rezarta Shkurta me stil të ri
» Hana Cakuli me stil te vecante
» Gmail ndryshon look
» Argjentina Ramosaj me stil ndryshe
» Rezarta Shkurta me stil të ri
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi