Teuta Krasniqi edhe kuzhiniere e mirë
Faqja 1 e 1
Teuta Krasniqi edhe kuzhiniere e mirë
Jemi mësuar shpesh t’i shohim ata/ato me trup të mirë. Gjithmonë thonë se mbajnë dietë, por ka edhe të atillë që nuk mbajnë. Aktorja Teuta Krasniqi na përgatit një krah pule. Shijim të këndshëm të recetës së Teutës!
Artistët tonë përpos që janë të mirë në rolet e tyre, ndonjëherë janë të mirë edhe në kuzhinë. Disa janë ekspertë të kuzhinës, disa nuk janë edhe aq, por megjithatë mundohen të bëjnë diçka.
E, çfarë ushqimi konsumon aktorja Teuta Krasniqi, tani kur është shtatzënë dhe kërkesat janë më të mëdha? Më sa duket nuk janë tullumbat që ajo i konsumon nga lokali i ri në serialin “Kafeneja e jonë”, edhe pse ia ka ëndja shumë ëmbëlsirat.
Ajo thotë se është bërë një kuzhiniere e mirë…
“Po përgatit gjithçka, po eksperimentoj dhe pothuajse gjithçka po bëhet e shijshme. Nuk e di a e kam nga shtatzënia apo pse, por më shumë dëshirë kaloj orë të tëra në kuzhinë”, thotë aktorja.
Ajo është pasionuar pas peshkut, sidomos pas troftës, të cilën thotë se e përgatit shumë mirë. “Po ashtu e përgatis shumë mirë edhe salmonin, pastaj piret më mish të rrahur (shnicla), krah pule me perime, pasta, etj”.
Këto janë ushqimet që ajo i përgatit më së shpeshti. Ndërkaq, sa i përket dietës, Teuta thotë se nuk ka mbajtur më parë. Por, më sa duket këtë do ta bëjë pasi të lind vajzën e saj.
“E di që pas disa muajsh do ta kem të nevojshme dietën dhe nuk e di si do t’ia bëj, pasi që ha shumë ëmbël”, thotë ajoSa i përket Bleros, Teuta thotë se nuk është kuzhinier i mirë, por e vlerëson shumë mirë atë që ajo përgatit.
“Secilën herë që përgatis unë diçka, ai e lëvdon përgatitjen dhe me jep zemër të provoj serish diçka të re. Nuk është shumë nazeli. Edhe kur nuk ka drekë, shumë shpejt gjen zgjidhje dhe nuk ankohet asnjëherë”.
Receta e Teutës: Krah pule me perime
“Krahët e pulës pastrohen dhe lyhen pak me vaj ulliri. Në një pjatë përziejmë piper të kuq, vegetë dhe kripë. Nga këto tria i lyejmë me krahët. Po që se keni mëlmesë ekstra për pulë, mund t’i vihet pakëz sipër. I lëmë për pak kohë në një enë, derisa të përgatiten perimet.
Marrim domate, speca, qepë dhe kërpudha. Të gjitha i grijmë në copa të vogla dhe i vendosim rreth e rreth tepsisë, ndërsa në mes i vendosim krahët e pulës dhe i fusim në furrë, të cilën paraprakisht e kemi lëshuar në maksimum. Nganjëherë i kontrollojmë nëse ka nevojë të përzihen perimet dhe të rrotullohen krahët.
Pas pjekjes është gati. Po ashtu përgatisim një supë pule dhe dreka e shpejtë është gati”.
Similar topics
» Arbana Osmani një kuzhiniere e mirë
» Teuta: Blero e ka pranuar mirë lajmin që do të bëhet baba
» Teuta Krasniqi shtatzënë
» Teuta Krasniqi kthehet “….mes nesh”
» Teuta Krasniqi festoi ditëlindjen e 28-të
» Teuta: Blero e ka pranuar mirë lajmin që do të bëhet baba
» Teuta Krasniqi shtatzënë
» Teuta Krasniqi kthehet “….mes nesh”
» Teuta Krasniqi festoi ditëlindjen e 28-të
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi