Vullkani ndërpret fluturimet ajrore në Evropën veriore
Faqja 1 e 1
Vullkani ndërpret fluturimet ajrore në Evropën veriore
Zyrtarët evropianë të sigurisë ajrore thonë se do të duhen të paktën edhe dy ditë në mos më shumë që qielli të pastrohet nga retë e hirit të shkaktuara nga një vullkan në Islandë, i cili e ktheu kontinentin në një zonë të ndaluar për fluturimet ajrore.
Aeroportet kryesore të vendeve evropiane u mbyllën të enjten dhe aeroplanët ndaluan fluturimet, duke bërë që dhjetëra mijëra pasagjerë nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Azia të bllokoheshin.
Disa vende të Evropës veriore, mes tyre Britania, Norvegjia, Suedia dhe Danimarka, kanë mbyllur plotësisht hapësirën e tyre ajrore.
Zyrtarët polakë kanë mbyllur hapësirën ajrore në pjesën veriore të vendit. Nuk dihet se si do të ndikojë ky vendim në udhëtimin e udhëheqësve botërorë, të cilët do të merrnin pjesë në varrimin e së dielës të Presidentit të Polonisë, Lech Kazynski.
Ekspertët e industrisë së fluturimeve ajrore thonë se pasojat e vullkanit në Islandë mund të kenë pasoja të pashembullta financiare, ndërkohë që kjo industri po përpiqet të dalë nga recesioni global.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi