Hakiu: Në finale do të isha fitues absolut
Faqja 1 e 1
Hakiu: Në finale do të isha fitues absolut
Hakiu, i cili doli me shije të hidhur nga edicioni i sivjetmë i “Big Brother”, ka vazhduar të shprehë bindjen e tij se gjithçka ishte e kurdisur që ai të mos shkonte deri në finale, sepse, sipas tij, po të arrinte puna deri këtu dihet që fitoren e kishte të garantuar.
“Askush nuk e ka pritur largimin tim. Të gjithë ishin shokuar dhe madje as që besonin. Mirëpo, mua me kishin nxjerr dhe ky ishte realiteti. U pajtova më këtë, por nuk do të pajtohem kurrë më idenë se mua më nxori publiku. Cili publik me nxori, kur miliona njerëz i kisha dhe i kam pas. Të gjithë më thonë një gjë: ‘Je më i miri i të tre edicioneve, na e ke zbardhur fytyrën, nuk të nxori populli, je 1-shi, faleminderit për emocionet që na ke dhënë’. Pas gjithë kësaj e kuptova se gëzoja shumë popullaritet dhe u binda se gjithçka ishte kurdisur për të mos më çuar në finale, sepse atëherë isha fitues absolut. Mirëpo, mua nuk me lejuan të ikja në finale, sepse marrëveshjet e ndarjes së lekëve ishin bërë kohë më parë”, ka thënë Kika në një intervistë për Shekulli.
Hakiu mendon se këtij ‘realit-shou’ i ka dhënë dinjitet, kulturë, edukatë dhe kreativitet.
“Unë jam ai që këtij shou i dhashë nivel, jo vetëm intelektual, por mbi të gjitha njerëzor. Mirëpo, rezultoi se ata që qëndrojnë pas këtij shou vetëm këtë nivel nuk e duan”, shton ai.
Similar topics
» Geti: Po të mos isha këngëtar, do të isha dizajner
» Te isha Mashkull/Femer..!
» Vellezerit Abazi - Isha ne vetmi
» Ari i bindur që do të arrijë në finale
» Adelina Pireva - E padrejt isha me ty 2010
» Te isha Mashkull/Femer..!
» Vellezerit Abazi - Isha ne vetmi
» Ari i bindur që do të arrijë në finale
» Adelina Pireva - E padrejt isha me ty 2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi