Prishtina dhe Beogradi të punojnë në avancimin e dialogut
Faqja 1 e 1
Prishtina dhe Beogradi të punojnë në avancimin e dialogut
Deputetët e Parlamentit Evropian thonë se autoritetet e Prishtinës dhe të Beogradit duhet të punojnë në avancimin e dialogut kur bëhet fjalë për bashkëpunimin rajonal. Ndërsa raportuesi i Parlamentit Evropian Jelko Kacin është i kënaqur me përpjekjet që po bëhen në Beograd dhe Prishtinë, disa eurodeputetë mendojnë se kjo nuk mjafton.
Dialogu dhe angazhimi i përbashkët në rrugën drejt Bashkimit Evropian - këtë e sheh si më të rëndësishmin në raportet e Beogradit dhe Prishtinës raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin.
“Mendoj se në kohën e fundit është më shumë racionale sesa emotive ajo qasje emotive historike që është konfrontuese, në një farë mënyre po tërhiqet dhe se ka më tepër qasje të tilla racionale në dobi të dyja palëve. Unë mendoj se të dyja palët në njëfarë mënyre kanë avancuar dhe unë shoh lëvizje të qarta pozitive përse duhet lavdëruar Beogradin dhe Prishtinën”, ka thënë Kacin.
Por kolegët e tij nga Parlamenti Evropian mendojnë se niveli aktual i bashkëpunimit është i pakënaqshëm. "Situata është shumë e ndjeshme dhe tensioni ndihet sidomos pas aksionit që zbatoi EULEX-i me qëllim të eliminimit të korrupsionit. Mendoj se të gjithë duhet të jenë të qetësuar dhe që sërish të fillojë dialogu për një zgjidhje afatgjatë", ka deklaruar eurodeputeti austriak Johannes Swoboda.
“Kur them dilaogu, nuk mendoj për negociata formale, por për biseda midis Serbisë dhe Kosovës, temë e së cilës do të jenë marrëdhëniet e Beogradit dhe Prishtinës”, ka shtuar Swoboda.
Ndërkaq eurodeputetja gjermane Doris Pack thotë se "një problem i madh për BE paraqet mënyra se si sillet Serbia ndaj Kosovës". "Me këtë rast nuk mendoj në atë që Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Mendoj se marrëdhëniet e Beogradit dhe Prishtinës nuk duhet të vazhdojnë e mënyrën si po zhvillohen aktualisht", ka thënë Pack.
Ndërkaq, sipas fjalëve të eurodeputets austriake Ulrike Lunaçek çështja e statusit nuk është moment kyç kur duhet biseduar seriozisht për bashkëpunimin rajonal.
"Sipas meje, nuk bëhet fjalë për bisedimet në cilëndo temë tjetër, përveç për bashkëpunimin rajonal dhe punën e përbashkët për eurointegrime. Kjo është ajo për të cilën i flas edhe Beogradit edhe Prishtinës - se duhet të ketë prova për përparim dhe se të dyja palët duhet të mbështesin të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë. Kjo nuk nënkupton çfarëdo bisedime të ngurta sa i përket çështjes së statusit", thotë Lunaçek.
Similar topics
» Prishtina (Kryeqyteti)
» Prishtina 2009 LIVE Cam
» Prishtina mund ta kërkojë Preshevën
» Anonimos Ft. ReTic - Ferizaji e Prishtina
» Prishtina 2009 LIVE Cam
» Prishtina mund ta kërkojë Preshevën
» Anonimos Ft. ReTic - Ferizaji e Prishtina
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi