Arrestohet Albin Kurti
Faqja 1 e 1
Arrestohet Albin Kurti
Policia e Kosovës, ka arrestuar të shtunën liderin e Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, mu në ditën kur ai bëri të ditur se kjo lëvizje do të hyjë në politikë, respektivisht se do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësues të kësaj lëvizjeje, të cilët kanë thënë se së bashku me Kurtin janë arrestuar edhe disa aktivistë të tjerë. Arrestimin e Kurtit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Njëri nga aktivistët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i tha BBC-së se ndërhyrja e policisë për arrestimin e Kurtit, në selinë e Lëvizjes, ishte e dhunshme. Por zyrtarë të policisë i thanë BBC-së se policia nuk ka përdorur dhunë në rastin e Kurtit.
Konjufca tha se në orët e ardhshme Lëvizja do të vendosë se cilat do të jenë hapat e mëtejshme pas arrestimit të udhëheqësit të saj.
Albin Kurti u arrestua mbi bazën e një fletarresti të lëshuar nga një gjykatës ndërkombëtar, me akuzën se ka bërë thirrje për rezistencë dhe pengim të personave zyrtarë gjatë një proteste në vitin 2007.
Dy persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, kur policia e UNMIK-ut, përdori plumbat e gomës për të shpërndarë turmën, që protestonte kundër pranisë ndërkombëtare në Kosovë.
Një numër seancash gjyqësore ndaj Kurtit janë shtyrë në dy muajt e kaluar, për shkak se ai nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjykatës.
Policia e Kosovës ka provuar disa herë që ta arrestojë Kurti por pa ndonjë sukses.
Një numër organizatash joqeveritare kanë mbledhur mbi 170 mijë nënshkrime me kërkesën për të pezulluar procesin ndaj udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosja.
Kurti u arrestua në selinë e Vetëvendosjes, pak orë pasi mbajti një konferencë për gazetarë, ku njoftoi se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në një konferencë për media të shtunën në Prishtinë, me rastin e pesë vjetorit të themelimit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, lideri i saj Albin Kurti tha se “kemi vendosur, në parim, për pjesëmarrje në zgjedhje në të ardhmen”.
“Pra, përveçqë tashmë nuk e përjashtojmë mundësinë e pjesëmarrjes, po ashtu mendojmë ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, u shpreh Kurti.
Kurti po ashtu ka shpjeguar se Lëvizja Vetëvendosje! nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm vetëm nëse rrethanat në Kosovë cilësisht ndryshojnë shumë duke u bërë të jashtëzakonshme e krejtësisht të tjera.
Similar topics
» Albin Myers - Times Like These (TV Rock & Luke Chable Remix) (Single)
» Teuta Kurti - Mos pi mo 2010
» Teuta Kurti, një vajzë çapkëne
» Teuta Kurti - Perendo pa lindur 2011
» Teuta Kurti - Mos pi mo 2010
» Teuta Kurti, një vajzë çapkëne
» Teuta Kurti - Perendo pa lindur 2011
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi