Sllovenia kryeson grupin
Faqja 1 e 1
Sllovenia kryeson grupin
Sllovenia ka shënuar fitore minimale prej 1-0 përballë Algjerisë, në takimin e zhvilluar të dielën në stadiumin Peter Mokaba në Polokwane.
Gjysma e parë e takimit përfundoi pa gola, ndërsa rastet më të mira për t’u përmendur ishin ai i Halliches për Algjerinë, dhe ai i Birsas për Slloveninë.
Në fraksionin e dytë të lojës, i pakujdesshëm u tregua Abdelkader Ghezzal, i cili ndaloi topin me dorë, duke ditur se ky do të ishte kartoni i dytë i verdhë në ndeshje, dhe kështu u përjashtua me karton të kuq (73’) duke lënë skuadrën e tij në disavantazh numerik.
Epërsinë numerike e shfrytëzoi Sllovenia, që arriti të realizojë me anë të kapitenit Robert Koren, i cili nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit mposhti portierin Fawzi Chaouchi (79’).
Ky rezultoi të ishte goli i fitores për ballkanasit, që tani kryesojnë Grupin C me tre pikë, dy më shumë se Anglia dhe SHBA-të që barazuan të shtunën.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi