Ku do të pushojnë këtë verë Vipat? Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Ku do të pushojnë këtë verë Vipat? Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ku do të pushojnë këtë verë Vipat?

Shko poshtë

shko Ku do të pushojnë këtë verë Vipat?

Mesazh nga vera Wed Jun 16, 2010 8:53 am

Ku do të pushojnë këtë verë Vipat? Vipt-Shqiptar-300x173


E ndërsa ditët e pushimit kanë trokitur për të gjithë dhe temperaturat janë gjithmonë e më të larta, VIP-at kanë planifikuar pushimet e tyre.
Periudha e shumëpritur përgjatë gjithë vitit ka mbërritur ndërsa të gjithë mundohen të relaksohen sa më shumë. Larg angazhimeve dhe streseve të përditshme. Por si do i kalojnë pushimet ata? Ndjekim rrëfimet e disa prej artistëve dhe politikanëve.
Alban Skenderaj
Korriku dhe Gushti është tërësisht i zënë me kon certe të ndryshme për të. Udhëtime intensive, skenë më skenë në qytete të ndryshyme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë. Është shumë i zënë dhe I paqartë për ditë të planifikuara pushimi pasi nuk mund të ketë të tilla. Gjithsesi në këtë periudhë këngëtari do të përfitojë të realizojë edhe disa ditë pushimi me shoqërinë e tij më të ngushtë.
Ami dhe Ermali
Java tjetër do i gjejë në Turqi. Pushime siç i quajnë vetë ata ‘flash’, vetëm katër ditë pasi prenotimet në agjencinë janë shumë të ngjeshura dhe janë të detyruar të qëndrojnë në kryeqytet. Vendi që kanë zgjedhur për të kaluar ato pak ditë është Beleku, ndërsa çifti thekson se pas sezonit të përfundimit të dasmave në agjencinë e tyre, do të bëjnë edhe pesë ditë të tjera pushimi ende të paqartë se ku.
Ilir Babaramo
Edhe pse ende nuk i ka planifikuar ditët e pushimit se kur do t’i realizojë kryeredaktori i lajmeve në News24 Babaramo do të kalojë disa ditë qetësie pranë detit në Shqipëri ndërsa tregon se këtë vit nuk do të lërë pa i treguar Arbrit, djalit të tij Parisin, kryeqytetin e Francës, gjë të cilën ka disa kohë që ia ka premtuar.
Sokol Balla
Kryeredaktori i lajmeve në “Top Channel” pushimet e para do t’i nisë në Kretë. Aty do të qëndrojë për të bërë disa ditë plazh dhe për të shijuar momente qetësuese larg punës së përditshme. Më pas pushimet do të vijojnë për një javë tjetër, këtë herë në Pekin, ku do të shohë nga afër edhe lojërat Olimpike.
Arta Dade
I pëlqen shumë Himara dhe edhe këtë vit ka mend uar të shkojë atje. ‘Nëse ka një vend që unë kaloj shumë mirë pushimet është Himara dhe nuk e ndërroj kollaj. Më pëlqen edhe Saranda por gjithsesi pas Himarës.’- thotë Dade duke theksuar se vitet e fundit ditët e pushimit I ka rezervuar tërësisht atje. Do të pushojë bashkë me familjen, djemtë dhe familjet e tyre.
Valentina Leskaj
Do të jem brenda në Shqipëri, sigurisht në jug të vendit, në Vlorë ose Himarë me principin që edhe mund të jemi të zënë. Është edhe më komode edhe më e lirë. Mendoj që pushimet këtë vit më mirë t’i bëj në vendin tim. Do të jem me familjen sepse më mungon përgjatë gjithë vitit, nuk mblidhem në shtëpi për shkak të punëve që kam ditëve të javës por edhe fundjavave. Dua të paktën të shfrytëzoj këtë kohë për të qëndruar me ta’.
Ermelinda Meksi
Jugu i vendit është zgjedhja edhe për deputeten e Partisë Socialiste Ermelinda Meksi. Pranë detit me familjen e saj. Fundi i Korrikut apo edhe fillim Gushti do të jetë periudha e pushimit të cilën dëshiron ta kalojë sa më mirë pranë njerëzve më të dashur.
Elvira Diamanti
Puna praën Protokollit në Presidencë bën që të jetë shumë e angazhuar aq sa nuk ka planifikuar ende ditët e pushimit. Nuk ka vendosur akoma asgjë ndërsa mendon se nuk do të largohet shumë. Puna dhe faktorë të tjerë sipas aktores, e bëjnë të jetë larg planifikimeve të paktën për këtë periudhë.
Jonida Maliqi
Nuk ka kaluar shumë që nga përfundimi i muajit të mjaltit të cilin e kaloi në Majami dhe Neë York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tashmë ndodhet në Tiranë ndërsa ditët e pushimit i bën herë pas here, kryesisht tek pishinat tek ’Kartodromi’, vend i cili është nën menaxhimin e Gentit bashkëshortit të saj. Shkon atje çdo fundjavë duke u bashkuar kështu me shumë VIP-a të tjerë që e zgjedhin pishinën si vend relaksi.
Enada Atnikolla
Nuk kemi ditë të caktuara pushimesh. Nuk jemi ende të vendosur se çfarë do të bëjmë me saktësi pasi i përkasim atij grupi që në verë ka shumë punë dhe angazhime. Por disa ditë i kemi planifikuar për t’i shpenzuar në Durrës e më pas disa të tjera në Korfuz. Gjithmonë kështu i vendosim gjërat, në momentin e fundit, kjo na bën t’i shijojmë edhe më shumë.
Ola dhe Esdalini
Nga data 22 Korrik e deri në 1 Gusht do të jemi në Kemer. Kemi zgjedhur një hotel resort në Kemer ku do të qëndrojmë për disa ditë pushimi. Për momentin jemi në Kavajë duke shfrytëzuar disa plazhe të virgjëra ku është shumë bukur dhe ndihemi shumë mirë. Po kalojmë shumë mirë, disa ditë pushimi absolute.
Fjodora Fjora
Do të jetë pranë familjes në Greqi për t’iu përkush tuar totalisht prindërve këtë verë. Do të udhëtojë drejt Kretës ku në fakt Greqia hyn në vendet e saj të preferuara për t’u relaksuar. Pushimet i ka zgjedhur nga fundi i Korrikut ndërsa për momentin është ende e përkushtuar në punë me përjashtim të ndonjë udhëtimi në bregdet ditëve të pushimit.
Ingrid Gjoni
Do të jem nga Velipoja në Sarandë, nga Saranda në Pejë, më pas në Itali në Milano për tre ditë. Më pas sërish në Shqipëri, do jem Në Borsh. Të gjitha këto janë data të zëna koncertesh. Është një periudhë shumë e ngjeshur për mua por megjithatë paraditeve do të përfitoj pak për të bërë disa orë plazh. I kam të gjithë datat e zëna deri në Shtator. Ndërsa një 5 ditësh ia kam kushtuar familjes time pasi nuk mund të bëj dot pa mamin, nuk rri dot larg saj. Këto do t’i kaloj në Vlorë sigurisht pa u shkëputur nga koncertet. Në shtator bashkë me një grup këngëtarësh do të shkojmë në Turqi.
Çiljeta
Të njëjtën periudhë intensive me koncerte ka edhe Ciljeta. Janë po të njëjtat data si të Ingridit por të realizuara veç e veç ndërsa fundjavat janë të njëjta. Në fakt dy vajzat kishin shumë plane për të kaluar disa ditë pushimi bashkë, porpër shkak të koncerteve për momentin është hequr dorë. Ciljeta do të shoqërohet në pjesën më të madhe të rasteve edhe nga i dashuri i saj tashmë prej shumë kohësh Romeo.
Anjeza Branka
Nuk do të largohet shumë nga kryeqyteti. DO të jetë në Durrës bashkë me bashkëshortin e saj dhe djalin e vogël. NË durrës këngëtarja ka prindërit e saj ku do të pushojë bashkë me ta. Po kështu edhe Anjeza është e zënë me koncerte një pjesë të mirë të të cilave I ka refuzuar për shkak të disa angazhimeve familjare.
Juli Deda
Shkodra është vendi i tij i preferuar, aty ku ka edhe prindërit. Bashkë me tad he me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzën, do të qëndrojnë për disa ditë në Velipojë, në plazhin më të mrekullueshëm për ta. Veç Velipojës çifti do të udhëtojë edhe fundjavave pa u larguar nga Shqipëria, për të shfrytëzuar sa më mirë këto ditë të nxehta vere praën detit të freskët.
Sonila Meco
Plazhin e kemi planifikuar në Turqi, në Kemer. Do të jemi aty për të bërë pushimin absolut, aty ku edhe deti vjen tek ti dhe jo e kunderta (Qesh). Më pas Eurotrip me makinë. Do të udhëtojmë në Mal të Zi, Kroaci, Slloveni, Austri, Gjermani. Kuptohet destinacioni ‘Franku’, nipçja im, se ndruyshe nuk bëj dot. Pushimet do të nisin nga mes Gushti.’
Erion Veliaj
Gjatë turit që po bëjmë në rrethe ‘vjedh’ ca orë për një libër, një shezlong e pak det në Velipojë, Durrës, Vlorë e Himarë. Ato pak të holla na pëlqen t’i shpenzojmë këtu e për më tepër na shijon pafund shoqëria e gjithë miqve që kthehen nga jasht për verën. Javën e fundit të Korrikut do mblidhemi të 50 organizatorët e G99 nga 12 qytete tek Rapo’s në Himarë’
Landi – “West Side Family”
Është ende i angazhuar me shumë punë por pady shim disa ditë pushimi do t’i gjejë dhe do t’i qëndrojë besnik jugut të vendit, ku dhe preferon të shkojë zakonisht. Disa ditë në Vlorë, Himarë, Dhërmi e më larg bashkë me të fejuarën Irisin dhe shoqërinë e përbashkët që kanë. Megjithatë ditët e pushimit për Landin do të jenë të pakëta për shkak të përkushtimit dhe angazhimit të tij të tepërt me punën.
Rudina Magjistari
Aktualisht i ka nisur pushimet dhe për momentin ndodhet në Turqi për të pushuar atje për 10 ditë. Ndodhet aty me disa miq të afërt ndërsa ka lënë për pak kohë angazhimin në qendrën estetike “Velur”. Në fakt pritej një periudhë e tillë relaksimi për Rudinën e cila ndodh menjëherë pas përfundimit të edicionit të parë të emisionit të saj në TVSH “Tkam zemër” dhe lodhjes së përjetuar nga udhëtimet qytet më qytet të Shqipërisë.
Marko Bello
Heq dorë nga pushimet e gjata jashtë vendit. Në tre Gusht ai do të jetë për disa ditë në Sarandë bashkë me familjen. Katër ditët e fundit të muajit Gusht do të jenë në Korfuz sërish me familjen.
Andis Harasani
Në Gusht do të udhëtojë jashtë vendit e pikërisht në USA me familjen e tij për të lëvizur që aty drejt oqeanit për pushimet e dyta si baba. Pas pushimeve bashkë me bashkëshorten dhe vajzën do jetojnë përfundimisht në Shqipëri për të mos qëndruar më larg njëri-tjetrit. Këto pritet të jenë dhe pushimet më të bukura të Harasanit deri më tani.
Erion Braçe
Pas debateve të shumta në kuvend por edhe në Partinë Socialiste, Erion Braçe e ka mëse të nevojshme një periudhë pushimi. Do të relaksohet në bregdetin e Vlorës me vajzën dhe bashkëshorten ku do të kalojë atje 15 ditë nga pushimi 1 mujor i deputetëve të Kuvendit.
vera
vera
Super.Moderator
Super.Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 213
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 38
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : America
Humori Humori : Nothing
Hobi Hobi : Studente
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi