Spanjollët në eufori
Faqja 1 e 1
Spanjollët në eufori
E gjithë Spanja ishte në eufori maksimale mbrëmjen e të mërkurës, kur ekipi i tyre kombëtar arriti për herë të parë në një finale botërori, me fitoren 1-0 ndaj Gjermanisë. Festa shpërtheu në të gjithë vendin.
Mijëra tifozë e ndoqën ndeshjen jashtë stadiumit të Real Madrid, “Santiago Bernabeu”, ku ishin instaluar ekrane gjigante. Ndeshja u shoqërua me këngë e flamuj spanjoll, deri në çastet e fundit të lojës.
“Mbaroi. Përfundimisht jemi në finalen e Kupës së Botës. Është historike, çfarë gëzimi”, ishte thirrja e një komentatori spanjoll të ndeshjes, që po transmetohej në kanalin televiziv “La Cuatro”.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi