Të mposhtur, por kokëlartë
Faqja 1 e 1
Të mposhtur, por kokëlartë
Edhe pse të mposhtur, gjermanët nuk përkulen lehtë dhe ndërkohë i kanë drejtuar sytë nga Botërori 2014 në Brazil, për realizimin e objektivave të tyre.
E përditshmja pretigjioze në Gjermani, “Bild” shkruan, “Ëndrra e Kupës së Botës u shkatërrua! Spanja ishte një urë e largët për skuadrën tonë të re. Humbja 1-0 në gjysmëfinale ishte e merituar. Mbani kokën lartë djema, sepse pas 4 vjetësh do të marrim kupën në Brazil”.
“Die Welt” e shikon gjithashtu me optimizëm kampionatin e ardhshëm dhe në kryefaqe shkruan, “1954, 1974, 1990...2014”. Në editorialin e saj, gazeta thekson se kjo skuadër mund t’ia dalë mbanë pas 4 vjetësh.
Gazeta tjetër e njohur në Berlin, “BZ”, në faqet e saj thekson, “Spanja shumë e fortë, djemtë e Loew shumë të rinj. Kjo skuadër e re gjermane është për të ardhmen”.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi