Përkujtohet 15 vjetori i maskarës së Srebrenicës
Faqja 1 e 1
Përkujtohet 15 vjetori i maskarës së Srebrenicës
Maskra nga forcat sërbe e më shumë se shtatë mijë burrave dhe djemëve në Srebrenicë pesëmbëdhjet vjet më parë, është duke u përkujtuar në Bosnje-Hercegovinë.
Ajo është e cilësuar si një nga mizoritë më të mëdha në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore
Mijëra vetë morrën pjesë në ceremoninë e organizuar në varrezat e Potoçarit.
Më shumë se 700 viktima të identifikuara janë varrosur sot.
Presidenti sërb Boris Tadiç tha se ai do të bënte gjithshka që mundte për arrestimin e të dyshurëve për krime lufte në Serbi.
Kryetari i Bashkisë së Srebrenicës Osman Suljiç, i bërri thirrje botës që të e mos harroj kurrë genocidin që ndodhi.
"Le të marrim të gjithë përgjegjësinë e zbatimit të vendimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare verdiktin për genocidin në Srebrenicë, me qëllim që kurrë të mos lejojmë që një gjë e ngjashme të ndodh sërish ndaj askujt dhe askund në botë.
Unë do të doja ti bëja apel Kombeve të Bashkuara të transformojë Rezolutat ekzistuese në ndihmë aktive për Srenbrenicën dhe të ndihmojë fëmijët e atyre që humbën jetën që nuk mundën tu tregonin fëmijëve të tyre vlerat e vërteta të jetës", tha Kryetari i Bashkisë së Srebrenicës Osman Suljiç.
Maskara është njohur ndërkombëtarisht si genocid.
Një ish udhëheqës politik sërb Radovan Karaxhiç është duke u gjykuar aktualisht në Gjykatën e Hagës.
Ndërsa udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç mbetet në arrati.
Similar topics
» 25-vjetori VIP I Çilit
» Urime 2 vjetori i pavarsise
» 2 Vjetori I Pamvarsis Se Kosoves 17.02. 2010 KONCERTI
» Urime 2 vjetori i pavarsise
» 2 Vjetori I Pamvarsis Se Kosoves 17.02. 2010 KONCERTI
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi