Milani kërkon 10 milionë euro për të liruar Ronaldinhon
Faqja 1 e 1
Milani kërkon 10 milionë euro për të liruar Ronaldinhon
Milano, 19 korrik - Ylli brazilian Ronaldinho mund të largohet nga Milani këtë verë, vetëm nëse skuadrat e interesuara për të paguajnë 10 milionë euro dëmshpërblim, shkroi të dielën "La Gazzetta dello Sport". E ardhmja e brazilianit në Milan është vënë në dyshim, pasi ai është duke u interesuar të kthehet në vendlindje dhe skuadra Flamengo i ka bërë ofertë.
Skuadra nga Amerika e Jugut shpreson që braziliani të zgjidhë punën e kontratës me Milanin dhe të kthehet në vendlindje. Ronaldinho ka më pak se një vit kontratë me Milanin dhe ai në verë mund të largohet si lojtar i lirë me rregullën "Bosman".
Edhe pse rrezikon që ta humbë pa kompensim në vitin 2011, Milani nuk dëshiron ta shesë atë për më pak se dhjetë milionë euro.
Flamengo ka bërë të qartë se nuk do të bëjë ofertë multimilionëshe për Ronaldinhon, ndërsa po ashtu edhe skuadra amerikane LA Galaxy që po ashtu ka treguar interesim, nuk është e gatshme të paguajë dëmshpërblim të madh.
Milani pritet së shpejti të bisedojë me Ronaldinhon për ndonjë vazhdim eventual të kontratës. "Rossonerët" janë të gatshëm t'i ofrojnë yllit brazilian kontratë të re, por vetëm me kusht që ky i fundit të pranojë një zvogëlim të dukshëm të pagës. Ronaldinho 30-vjeçar stinorin e fundit për Milanin luajti në 36 ndeshje në Serie A duke shënuar 12 gola dhe duke asistuar 18 herë.
Similar topics
» Kërkon dy milionë euro nga Federata
» Burri i Amy Winehouse kërkon 6 milionë funte
» Burri i Amy Winehouse kërkon 6 milionë funte
» Cana kushton 7 milionë euro
» Reali përgatit 70 milionë euro për Kaka
» Burri i Amy Winehouse kërkon 6 milionë funte
» Burri i Amy Winehouse kërkon 6 milionë funte
» Cana kushton 7 milionë euro
» Reali përgatit 70 milionë euro për Kaka
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi