Dieta ‘Jo-jo’ e dëmshme për imunitet
:: Trupi & Shendeti :: Lifesyle
Faqja 1 e 1
Dieta ‘Jo-jo’ e dëmshme për imunitet
A keni mbajtur dietë gjatë gjithë jetës, apo vazhdimisht mendoni për të? Kjo mund të jetë e dëmshme. Ky cikël i vazhdueshëm i humbjes dhe fitimit të kilogramëve mund ta dobësojë sistemin tuaj imunitar.
Është treguar se femrat të cilat mbajnë peshë të njëjtë me vite, kanë imunitet më të fuqishëm dhe shumë më rrallë sëmuren. Në fakt, femrat me peshë konstante e kanë për 40% imunitetin më të fuqishëm sesa femrat të cilat janë në ndonjë farë diete me ‘jo-jo’ efekt. Ushtrimet e rregullta dhe konsumim i ushqimit të baraspeshuar, i ndihmojnë organizmit në qarkullimin e shëndetshëm dhe stabil të materieve.
Imunitetin mund ta forcojmë nëse hamë më shumë pemë dhe perime dhe nëse kufizojmë konsumimin e sheqerit të thjeshtë. Hani edhe mishin joyndyror, produktet e qumështit me sasi të vogël të yndyrave, drithërat, të gjitha këto në vlera mesatare.
Flini mjaftueshëm dhe bëni ushtrime aerobike, së paku 60 minuta në ditë, siç është ecja e ngadalshme ose ecja e shpejtuar.
:: Trupi & Shendeti :: Lifesyle
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi