FIFA "shmang" temën për teknologjinë në takimin e parë
Faqja 1 e 1
FIFA "shmang" temën për teknologjinë në takimin e parë
Londër, 20 korrik - Futja e teknologjisë në futboll nuk do të jetë temë e diskutimit as në takimin e së mërkurës të Bordit Teknik të FIFA-s, që mbahet në Cardiff të Uellsit. Në agjendë të këtij takimi, e vetmja temë e diskutimit do të jetë ajo e planifikuar qysh në muajin maj e që ka të bëjë me vazhdimin e eksperimentit me dy arbitra asistentë shtesë në vijat fundore.
Gjatë botërorit "Afrika e Jugut 2010", presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, kishte thënë se futja e teknologjisë në futboll do të diskutohet qysh në takimin e parë të Bordit të FIFA-s, por kjo nuk do të ndodhë as kësaj radhe. Zëdhënësi i FIFA-s Nicolas Maingot, ka thënë se takimi i së mërkurës në Cardiff, ka të bëjë vetëm me ratifikimin e kërkesës lidhur me ekpserimentimin e dy asistentëve shtesë, eksperiment ky i praktikuar vitin e kaluar në Europa League.
"Takimi i parë formal në të cilin temë diskutimi do të jetë futja e teknologjisë do të ndodh gjatë muajit tetor", ka thënë Maingot.
Thirrjet për futjen e teknologjisë në futboll u intensifikuan pas gabimeve që bënë disa arbitra në botërorin e futbollit "Afrika e Jugut 2010". Mesfushorit anglez Frank Lampard iu mohua një gol në takimin e 1/8 së finales kundër Gjermanisë, ndonëse topi kaloi vijën e portës për rreth gjysmë metri. Sulmuesit Carlos Tevez iu pranua një gol ndonëse ai u shënua thellë nga pozita jashtë loje kundër Meksikës. Këto dhe shumë gabime tjera, që do të mund të eliminoheshin me ndihmën e teknologjisë, bën që kërkesat për futjen e saj në futboll të shtohen. Megjithatë, kreu i FIFA-s Sepp Blatter ka lënë të kuptohet se nëse ndodh kjo, atëherë teknologjia do të vendoset vetëm në vijën e portës, jo edhe për të përcaktuar nëse ishte pozitë jashtë loje apo jo.
Por, shumë të tjerë mendojnë ndryshe.
"Mendimi im është që duhet të futet teknologjia në futboll. Unë nuk jam i vetmi që mendoj kështu. Kemi parë se sa shumë rregulla të reja janë futur në futboll gjatë këtyre viteve, shumica prej të cilave kanë qenë me vend, por nuk e kuptoj pse ka aq shumë kundërshtime për vendosjen e teknologjisë", ka thënë kapiteni i Anglisë, Steven Gerard.
Similar topics
» Milioni i parë për Palm
» Sef Duraj - Pes Pare si Jap 2011
» Në qershor albumi i parë i Capital T
» GILI: Puthja e parë... 17 vjeçe
» Martohet personazhi i parë nga Big Brother
» Sef Duraj - Pes Pare si Jap 2011
» Në qershor albumi i parë i Capital T
» GILI: Puthja e parë... 17 vjeçe
» Martohet personazhi i parë nga Big Brother
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi