Eduardo: "Jam një kafshë"
Faqja 1 e 1
Eduardo: "Jam një kafshë"
Gjenova, 24 korrik - Portieri i ri i skuadrës italiane Genoa, portugezi Eduardo Carvalho, në një intervistë dhënë të premten gazetës "La Gazzetta dello Sport", ka sqaruar arsyen pse të afërmit e tij e thërrasin atë me nofkën "kafshë". "Kjo është e vërtetë. Njerëzit më quajnë 'kafshë' sepse unë jap maksimumin tim gjatë stërvitjeve dhe gjatë ndeshjeve', ka thënë Eduardo. Eduardo ka folur edhe për firmosjen e tij me Genoan, me ç'rast ka thënë se është dashuruar me klubin qysh në "shikimin e parë". Portieri 27- vjeçar, Eduardo ishte pjesë e Portugalisë në botërorin "Afrika e Jugut 2010" dhe pati paraqitje të mira.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi