Cana: Gallatasarai-Fenerbahçe më trondit Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Cana: Gallatasarai-Fenerbahçe më trondit Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cana: Gallatasarai-Fenerbahçe më trondit

Shko poshtë

new Cana: Gallatasarai-Fenerbahçe më trondit

Mesazh nga mimini Tue Jul 27, 2010 2:57 am

Cana: Gallatasarai-Fenerbahçe më trondit Lorik_Cana-300x187

Një nga ndeshjet më të nxehta të kampionateve kombëtare në Kontinentin e Vjetër, Europë, është pikërisht derbi turk i Stambollit mes Fenerhabçes dhe Gallatasarait.
Një ndeshje e tillë përjetohet në një mënyrë jashtëzakonisht të veçantë nga lojtarët që janë në fushë, por edhe nga tifozët në shkallët e stadiumit. Të dyja skuadrat konsiderohen si rivalet e përjetshme në kampionatin turk. Madje, “urrejtja” mes tifozerive arrin kulmet, aq sa në çdo ndeshje shkaktohen incidente të rënda.
Tifozët e tyre, në prag të çdo përballje me rivalin historik, shprehen zakonisht “se preferojnë më mirë një fitore në derbi, se sa titullin kampion”.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ai që e ndez edhe më shumë këtë supersfidë, është edhe blerja më e re e Gallatasarait, shqiptari Lorik Cana. Menjëherë pas përfundimit të një përballjeje miqësore mes dy skuadrave, në prag të sezonit të ri, futbollisti shqiptar është shprehur se e ka përjetuar këtë ndeshje në një mënyrë shumë më entuziaste, se sa çdo derbi në dy kampionatet ku ai kishte milituar më parë, atë francez dhe anglez. Sfida miqësore Fenerbahçe-Gallatasarai ishte shumë interesante për sa i përket lojës, që u pa në fushë. Por ylli i futbollit shqiptar, i cili u transferua pak javë më parë në radhët e gjigantëve të futbollit turk, të drejtuar nga trajneri i njohur Frenk Rajkard e komenton kështu këtë ndeshje: “Unë kurrë nuk kam luajtur një ndeshje të tillë si kjo, ka rrëfyer mesfushori shqiptar. Ishte vetëm një ndeshje miqësore, por atmosfera e krijuar nga tifozët e të dyja skuadrave, ishte ajo që më ka bërë shumë përshtypje. Ishte si një tronditje e madhe për mua. Një ndjenjë të tillë nuk e kisha përjetuar as në kampionatin francez dhe as në atë anglez”. Sfida miqësore u luajt para pak ditësh në Gjermani, ku të dyja skuadrat turke janë duke zhvilluar edhe fazën përgatitore, në prag të sezonit të ri. Ky është një detaj edhe më intrigues për Canën, i cili shton se “po mendoj se kjo ndeshje nuk po luhej në Stamboll. Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë nëse do të luhej atje.
Pas atij entuziazmi të jashtëzakonshëm që pashë këtu, e kam të vështirë ta imagjinoj atmosferën e këtij derbi në Stamboll”. Gjithsesi këtë ndeshje Gallatasarai i shqiptarit e humbi me rezultatin e ngushtë 1-0. Cana përpiqet më pas të sqarojë atë çfarë ndodhi në fushën e lojës. “Në fakt, edhe pse humbëm, ne zhvilluam një ndeshje të mirë, analizon Cana. Të njëjtën gjë mund të them edhe për veten. E bëra një paraqitje të mirë dhe ajo që unë dhashë në fushë, mund të gjykohet lehtësisht nga të gjithë. Por i garantoj tifozët se në ndeshjet e ardhshme do të më shikojnë edhe më në formë, pasi kam vetëm pak kohë në këtë skuadër dhe nuk e njoh mirë lojën e shokëve”. Futbollisti kuqezi po kalon një moment të mirë në radhët e skuadrës së tij të re dhe tashmë ai ka fituar besimin e trajnerit Rajkard, por edhe të shokëve të skuadrës.
mimini
mimini
Admin 2
Admin 2

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 517
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 29
Regjistrim Regjistrim : 14/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Repulika Kosoves
Horoskopi : Gemini

http://www.Albveraa.Tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi