Shqiptarët e veriut bojkotojnë Elektroserbinë ilegale
Faqja 1 e 1
Shqiptarët e veriut bojkotojnë Elektroserbinë ilegale
Mitrovicë, 30 korrik - Banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës dhe Kosovës, borxhet e energjisë elektrike do t’iu paguajnë vetëm strukturave të KEK-ut, apo ndonjë kompanie të kontraktuar prej institucioneve të Kosovës. Ky është vendimi i banorëve shqiptarë të fshatit Suhadoll, në veri të Mitrovicës, të cilët nuk i njohin strukturat ilegale serbe në veri. Njësitet e Elektroekonomisë së Serbisë, që para disa muajsh kanë nisur regjistrimin e gjendjes së orëve elektrike, janë ilegale dhe si të tilla janë të papranueshme për të regjistruar gjendjen e njehsorëve elektrikë. Këtë ide e kanë mbështetur edhe banorët e tjerë shqiptarë të lagjeve dhe fshatrave që gjenden në veri të Kosovës. Shefki Imeri, përfaqësues i fshatit Suhadoll, thotë se ata janë të gatshëm të paguajnë për rrymën që shpenzojnë, mirëpo këtë nuk do ta bëjnë në llogari të strukturave paralele serbe dhe Elektroekonomisë së Serbisë. “Në shtëpitë dhe pronat e tona mund të marrin gjendjen e njehsorëve elektrikë vetëm punëtorët e KEK-ut, apo të ndonjë kompanie private që kontraktohet prej institucioneve të Kosovës”, tha ai. Ai sqaroi se në veri të Mitrovicës, prej përfundimit të luftës nuk ka pasur reduktime, për shkak të trajtimit të privilegjuar të serbëve nga ana e UNMIK-ut dhe as që ka shkuar dikush ndonjëherë të kërkojë pagesën për energjinë e shpenzuar. Megjithatë, banorët janë të gatshëm të respektojnë rregullat që vlejnë për të gjithë tha Imeri. "Nëse serbët, që jetojnë në veri paguajnë, do të paguajmë edhe ne. Nuk mund të ketë dallime mbi baza nacionale lidhur me këtë", shtoi ai. Këtë vendim të banorëve të Suhadollit e kanë përkrahur edhe drejtuesit komunalë në Mitrovicë. Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se për dhjetë vjet rresht qytetarët serbë, por edhe të tjerët që kanë jetuar në veri, janë furnizuar pa ndërprerë me energji elektrike dhe nuk kanë paguar asnjë cent. Sipas tij, Elektroekonomia e Serbisë në Kosovë është një kompani ilegale dhe si e tillë paraqet cenim të sovranitetit të Kosovës. “Banorët që jetojnë në veri nuk duhet lejuar fare që punëtorë të kësaj kompanie të futen në oborret e tyre për të regjistruar gjendjen e njehsorëve ose për të kërkuar para për rrymën e shpenzuar”, ka thënë Kastrati. Në anën tjetër, zyrtarë të KEK-ut, kanë bërë të ditur se megjithë gatishmërinë e banorëve shqiptarë të veriut për të paguar faturat e rrymës, KEK-u akoma nuk u ka dërguar fatura atyre, deri në një zgjidhje kur ato t’i paguajnë të gjithë banorët e veriut, pa dallim të nacionalitetit.
Similar topics
» Portugalia turpëron Korenë e Veriut
» Ardiani falënderon shqiptarët (video)
» Anxhela Martini: Shqiptarët të dhënë pas prapanicës
» Ardiani falënderon shqiptarët (video)
» Anxhela Martini: Shqiptarët të dhënë pas prapanicës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi