Ciljeta për pushime me të dashurin
Faqja 1 e 1
Ciljeta për pushime me të dashurin
E shpreh edhe vetë tek të gjithë miqtë që tashmë është shumë e lodhur nga koncertet dhe normalisht pak ditë pushimi i duhen patjetër.
Ndonëse nga ana tjetër e di shumë mirë që kjo gjë është pothuajse e pamundur, pasi ftesat për koncerte i ka të njëpasnjëshme. Koncerti i saj i fundit ka qenë ai në Ulqin ku Çili ka elektrizuar të gjithë atmosferën më performancat e saj.
Megjithatë përpara pak ditësh ajo është kthyer nga disa ditë qëndrimi në Vlorë, ku veç punës gjatë mbrëmjeve ka bërë marrë edhe rreze gjatë paraditeve. Në këto pushime ajo nuk ka qenë krejt e vetme, pasi veç grupit shoqëror që gjithmonë e shoqëron (grupi i bizeleve), ajo ka pasur me vete edhe të dashurin e saj.
“Më në fund pushime…qejf o qejf me dashurinë time\”, shkruan ajo pak ditë më parë në profilin e saj në Facebook për të gjithë miqtë të cilët nisin nga urimet dhe i thonë të kalojë ditë të bukura e të shplodhet sa më shumë.
Por, përsëri Çili e di mirë që koncertet për të nuk përfundojnë këtu. Fluks për të ka në sezonin e dimrit e jo më në verë kur ditët janë mirë të përllogaritura…
Similar topics
» Pushime verore nuk ka as për Florin
» Gili për pushime në Zvicër
» Leonora me pushime në Durrës
» Aurela Gaçe për pushime në Turqi
» Soni nuk gjen kohë për pushime
» Gili për pushime në Zvicër
» Leonora me pushime në Durrës
» Aurela Gaçe për pushime në Turqi
» Soni nuk gjen kohë për pushime
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi