Blerim Muharremi – Blero flet për dasmën
Faqja 1 e 1
Blerim Muharremi – Blero flet për dasmën
Teuta Krasniqi dhe këngëtari Blero, ndonëse muaj më herët kishin filluar jetën e përbashkët nën një kulm, ata së fundi e përjetuan edhe dasmën ‘e ëndrrave’.
Në mesin e familjareve dhe miqve si dhe shumë të ftuarve të tjerë, ata edhe zyrtarisht realizuan bashkimin e tyre në një ceremoni mjaft të veçantë, ndërsa këngëtari Blero ka rrëfyer ndjenjën që përjetoi teksa shihte përkrah nusen e tij.
“Ka kohë që kur kam filluar ta shohë Teutën si nusen time. Ka më shumë së një vit. Për atë edhe i jam ulur në gjunjë dhe i kam kërkuar martesë. Fatmirësisht përgjigja ishte pozitive dhe që nga ajo ditë më ka bërë njeriun më të lumtur. Kurse ditën e martesës jam ndjerë perfekt dhe më i lumturi!”, ka thënë Blero në një intervistë për të përditshmen Infopress.
“Derisa e shikoja Teutën në fustan të bardhë, definitivisht ishte një ndjenjë e veçantë dhe e papërshkrueshme, dhe se mu duk më e mira që kam parë ndonjëherë në jetën time”, ka shtuar këngëtari.
Në krye të ideve për dasmën e çiftit të famshëm normalisht se ishte vetë Teuta, kurse për realizimin e tyre u kujdes kompania “Granddecor”.
Similar topics
» Tuna dhe Blerim Destani, çifti i ardhshëm i estradës?
» Blerim Destani edhe ne Iphone
» Blerim Destani e dëshiron gruan shqiptare
» Blerim Desanti: Nuk rri indiferent ndaj të bukurës
» Genta flet për ish-të dashurin
» Blerim Destani edhe ne Iphone
» Blerim Destani e dëshiron gruan shqiptare
» Blerim Desanti: Nuk rri indiferent ndaj të bukurës
» Genta flet për ish-të dashurin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi