Vajza nga Lituania shpallet “Miss Globe 2010”
Vajza nga Lituania shpallet “Miss Globe 2010”
Vetëm 16 vjeç, Laura Urbonaite nga Lituania, mban që prej mbrëmjes së djeshme kurorën e vajzës më të bukur të globit. “Miss Globe 2010” u zhvillua dje në mbrëmje për herë të shtatë në Shqipëri dhe për herë të dytë në Sarandë.
Gjimnazistja e vitit të dytë në shkollën profesionale të turizmit menjëherë pas kurorëzimit u shpreh se, “Ishte e papritur. Këtë çmim nuk do ta harroj kurrë dhe do të jetë një kujtim i bukur për jetën tim. Falenderoj organizatorët që më vlerësuan. Ky nuk është vetëm çmimi im, por edhe i Lituanisë”,
Shoqëruese e parë u shpall Shun Wean Li, 17 vjeç, nga Kina, ndërsa shoqëruesja e dytë e Miss Globe 2010 u shpall 18 vjeçarja Micevska Hristina, nga Maqedonia
Në skenën e improvizuar buzë Jonit, pranë hotel “Grand”, konkurruan për kurorën e Miss Globe 45 bukuroshe nga pesë kontinentet, në një spektakël që zgjati mbi dy orë dhe që u ndoq nga një publik prej 1500 vetësh. Mijëra të tjerë e ndoqën këtë event plot variacion, me sfilata, numra baleti dhe këngë të përzgjedhura, drejtëpërdrejtë nga ekrani.
» Blerta fiton “Model of Model” në “Miss Globe International
» Bullock shpallet gruaja e vitit
» Putini shpallet qytetar nderi i Kosovës
» Joana përfaqësuese e Shqipërisë në Misses Globe 2009