DIAGNOZA E SYRIT
Faqja 1 e 1
DIAGNOZA E SYRIT
Sot bëhet një luftë e madhe mbi temën e diagnozës së syrit.
Diagnostikuesit e syrit pretendojnë se mund ta gjejnë nga se vuan personi, vetëm duke parë në irisin e syrit të tij.
Ata e ndajnë irisin e djathtë në sektorë dhe irisin e majtë në rrathë, duke pretenduar se çdo organ i trupit lokalizohet në një zonë të syrit, prandaj çdo lloj sëmundjeje mund të hetohet nëpërmjet ndryshimeve që ka shkaktuar sëmundja në fibrat e irisit. Duhet thënë se ka rreth 10 sisteme të ndryshme diagnostikimi.
Duhet thënë gjithashtu se, ka disa lloj sëmundjesh, që kanë një efekt të dukshëm mbi irisin e syrit, si fjala vjen disa forma reumatizmale. Gjithashtu gjendja e përgjithshme e syrit jep informacion të rëndësishëm gjatë diagnostikimit të një sëmundjeje.
Megjithatë, pavarësisht nga këto, specialistët nuk e pranojnë idenë e diagnostikimit me anë të syrit. Ja se si u përgjigj një ofthalmiolog, kur e pyetën mbi këtë çështje: "Po i përgjigjem pyetjes suaj mbi diagnozën e syrit për hir të shkencës mjekësore. Duhet të them së pari se ajo nuk ka asgjë të përbashkët me shkencat ekzakte. Kemi të bëjmë me një konglomerat shprehjesh pseudo shkencore dhe teori pak a shumë supersticioze, për të mos u shprehur më ashpër.
Fjala vjen, disa diagnostikues të syrit pretendojnë se, duke parë në syrin e një personi, mund të gjejnë nëse gjyshi i tij vdiq nga një ishemi cerebrale, ose nëse pacienti vetë do të bëjë vetëvrasje. Disa venë deri atje sa të parashikojnë nëse vetëvrasja do të jetë me gjak, ose pa gjak.
Duke u nisur nga fakti i bazuar nga ana anatomike se, çdo organ i trupit është i paisur me nerva, edhe me të ashtuquajturat "nerva jete", diagnostikuesi i syrit pretendon se, çdo aftësi e mendjes dhe karakteristikë e individit është e vendosur në zona të irisit me anë fibrash korresponduese dhe se, një njollë e irisit, është e mjaftueshme për të provuar se pacienti është frikacak, apo është ziliqar, grykës e të tjera si këto
Diagnoza e syrit i ka burimet tek astrologjia e filloi të përdoret së pari në Kinë. Një seri e tërë provash janë bërë për të kuptuar natyrën e saj dhe ka rezultuar se ajo është krejt e pabazuar.
Shkenca mjekësore e ofthalmiatrisë pranon se shumë sëmundje të zakonshme mund të diagnostikohen me anë të syrit, po ama dihet se, në këtë rast, vetë sëmundja ka pasoja mbi syrin.
Nga gjendja e syrit nuk mund të konkludohet nëse personi është, ose jo i shëndoshë, po brenda disa kufijve, gjendja e përgjithshme e syrit ndihmon diagnostikimin. Është e vërtetë se, duke parë nervin optik, mund të shikohet një pjesë e materies së trurit dhe se, enët e gjakut në sy, janë mjaft të dukshme dhe lejojnë të shihet qarkullimi i gjakut.
Po kjo nuk është njësoj si të kesh gjithë organet e trupit të përfaqësuar në irisin e syrit." Nënshkruar: Prof.Dr.Velhagen
Megjithatë opinioni i ekspertit nuk e zgjidh problemin e diagnozës së syrit. Problemet me të cilat konfrontohemi në punën këshilluese, nuk mund të zgjidhen me argumente të thjeshta mjekësore.
Problemi që del gjatë bisedës me një person që kërkon këshillim, nuk është nëse diagnoza e syrit ofron, ose jo, ndihmë mjekësore, po nëse dëmton, ose jo, besimin e vërtetë kristian. Atyre që më shtrojnë këtë pyetje, mund t'iu përgjigjem në bazë të vëzhgimeve të mia gjatë një kohe të gjatë. Nga sa di unë, disa diagnoza të syrit nuk janë të dëmshme për besimin.
Megjithatë, ekzistojnë forma okulte të diagnozës së syrit, me të cilat jam ndeshur në punën time dhe njerëzit duhet të ruhen prej tyre. Një shëmbull i mirë ilustrues është ai që takova në Alzasë, Francë.
- Gjatë një takimi në Gebweiler, Alzasë, erdhi tek unë një grua dhe me tha se e bija pritej të vdiste brenda disa ditëve. Unë u çudita dhe e pyeta se, si e dinte me kaq siguri. Ajo më shjegoi se, një diagnostikues i syrit nga Strasburgu, i kishte profetizuar se e bija e saj do të vdiste si të lindte fëmijën e pestë. Tani e bija priste të lindte fëmijën e saj të pestë për disa ditë, prandaj po afrohej edhe fundi. I thashë gruas se jeta jonë është në duart e Zotit dhe se diagnostikuesi ishte një profet i rremë që provokonte zëmëratën e Perëndisë. Ç'ndodhi?
Gjatë kohës që kryhej misionimi në atë vend, gruaja lindi fëmijën e pestë dhe megjithatë, gëzonte shëndet të mirë. Gruaja erdhi përsëri e më tha: "Keni për të parë..do të krijohen komplikacione." U nxeha me të dhe i thashë: "Do të ketë komplikacione vetëm nëse nuk hiqni dorë nga këto ide supersticioze."
Si perfundoi historia? Nëna, vdekja e së cilës ishte profetizuar, jeton edhe sot. Megjithatë, ndonëse profecia tërë vrer e diagnostikuesit nuk u realizua, shkaktoi shumë shqetësim dhe ankth të papërshkruar. Nuk ishte diagnostikim, po fall.
Shumë shëronjës dhe praktikantë okultë e përdorin diagnozën e syrit në formë mediumistike dhe jo mjekësore. Kjo do të thotë se, për ta, irisi është mjet për një kontakt medium. Në këtë mënyrë, syri i njeriut shërben si një mjet psikometrik, ashtu si vijat e dorës i shërbejnë një fallxhori si material kontakti, ose si stimulatorë të intuicionit.
Në këtë rast, diagnoza e syrit është një lloj hedhje falli.
Shpesh këta diagnostikues kanë shumë sukses. Vërtet, disa nga ata, me pak, ose pothuaj fare pa njohuri mjekësore, mund të diagnostikojnë sëmundje me një saktësi 100%. Këtu arrijmë tek një problem, që ndonëse mohohet nga racionalistët, ekziston edhe sot. Bota e shkencëtarëve në të cilën jetojmë, është e integruar dhe e mbingarkuar nga një botë medium, e cila drejtohet nga ligje krejt të ndryshme.
Mëndja njerëzore nuk arrin të shikojë lidhjen midis këtyre dy sferave të natyrës, po dishepujt e secilës sferë janë në luftë të vazhdueshme me njëri- tjetrin.
Sfera mediumistike e natyrës është introduktuar nga shumë njerëz e rryma. Kur panteistët thonë se natyra ka një shpirt, këtu ka një grimcë të vërtetë, po kur ky shpirt barazohet me Perëndinë, atëhere natyra bëhet idhull dhe kjo është një formë e apostasisë dhe blasfemisë.
Kur profesor Osty, Hans Driesch dhe Eduard von Hartmann flasin për një shpirt të botës, kemi përsëri një thërmijë të vërtete, po sikurse thamë, nëse qëllimi është ta barazojmë atë me Perëndinë, kalojmë në idhujtari.
Cila është natyra e kësaj sfere mediumistike të natyrës? Dhjata e Re thote se bota është hapësirë e sundimit të Satanait. Nga vetë natyra jonë, ne gjendemi nën autoritetin e errësirës. Personi që vjen tek Krishti për shpëtim, çlirohet prej sundimit të kësaj bote të errët. Kushdo që refuzon ta pranojë Krishtin si Zot të tij, mbetet nën fuqinë e Satanait. Kushdo që me vullnetin e tij i dorëzohet "princit të kësaj bote", ose kushdo që trashëgon një mallkim të tillë nga paraardhësit e tij, në një mënyrë, a në një tjetër, do të shfaqë në jetën e tij pasojat e fuqive të errësirës.
Forcat medium nuk e kanë burimin nga Perëndia, edhe nëse paraqiten si të padëmshme, ose me një petk fetar, apo shkencor. Këtë e provojnë me mijëra raste nga praktikat okulte. Po jap tre raste që lidhen me diagnoza okulte të syrit.
- Një baba vajti bashkë me të birin tek një mjek. Mjeku përdori diagnozën e syrit për të përcaktuar natyrën e sëmundjes. Po shkoi edhe më larg se kaq dhe profetizoi të ardhmen e djalit. Pas kësaj, sëmundja u zhduk. Po jeta fetare e djalit ndryshoi shumë. Ai konstatoi se ishte shumë i shqetësuar, kurdoherë që përgatitej të vente në kishë dhe veçanërisht, gjatë predikimit. Nuk lutej dot më, as këndonte dot hymnet e kishës, derisa e humbi fare besimin. Ndershmëria dhe sinqeriteti që e karakterizonin më parë lidhur me çështje të besimit u zhdukën. Filloi të jepet pas epshesh të ndryshme. Filloi të pijë pa masë alkohol e duhan. Filloi të ketë atake depresioni dhe e mundonin mendime vetëvrasjeje. Arriti deri atje sa të shkatërrohet fare nga nervat. U shërua nga shqetësimet organike, po u ngarkua me komplikacione psiqike.
- Një nënë mori djalin e saj 11-vjeçar dhe vajti tek një mjek që praktikonte diagnozën e syrit. Më vonë djali mori një zhvillim shumë të keq. U bë onanist, cinik me një temperament shpërthyes dhe vazhdimisht zihej. Detyrat e shkollës po ashtu kishin mangësi, lidhja e tij me nënën u keqësua, ndonëse më parë ata kishin pasur një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin.
- Një grua vajti bashkë me të bijën 16-vjeçare te një magjistar dhe diagnostikues i syrit në Appenzell, Zvicer. Vajzës iu bë një terapi magjike mbi bazën e një diagnoze të syrit. Sëmundja u zhduk, po pas kësaj, karakteri i vajzës ndryshoi shumë. Kishte fobira, perversitete seksuale dhe filloi të ketë depresione. Po e njëjta gjë i ndodhi edhe së motrës, si u kurua edhe ajo nga po ai magjistar. Fëmijët e tjerë të familjes që nuk janë kuruar nga ndonjë magjistar, nuk shfaqin shenja të tilla.
Përvojën time në këtë fushë do ta përmblidhja në dy konstatime:
- Diagnostikuesit e syrit që nuk janë medium, nuk shkaktojnë tek pacientët ë tyre pasoja okulte, po, nga ana tjetër, vlera mjekësore e trajtimit është pothuaj minimale.
- Diagnostikuesit e syrit që janë medium, i ngarkojnë pacientët e tyre nga pikëpamja okulte. Terapitë e tyre janë më të suksesshme.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi