Shkurta kundër shoqes
Faqja 1 e 1
Shkurta kundër shoqes
Duket se miqësia e këngëtares Rezarta Shkurta dhe Vita Gogës, modele ka qenë pak më e ngushtë se marrëdhëniet e zakonshme mes dy shoqeve. Të dyja vajzat, të cilat janë rritur bashkë në qytetin e Durrësit, kanë ruajtur miqësinë mes tyre edhe kur vendosi t’i japë fund beqarisë duke u martuar zyrtarisht me Ermal Hoxhën.
Madje sipas miqve të përbashkët thuhet se kur Vita vinte në Tiranë, ajo gjithmonë ftohej në shtëpinë e Rezit paçka se mund të prishej privatësia e çiftit duke ndenjur aty edhe për një kohë të gjatë.
Mirëpo sipas informacioneve tona kjo miqësi kaq e fortë ka marrë fund. Siç duket Rezarta nuk ka dashur që ta kalojë në heshtje këtë ngjarje, por i ka kërkuar Pirro Çakos që krahas muzikës, t’i bëjë edhe tekstin e këngës që ka lidhje me eksperiencën e saj me miken që tashmë nuk e ka më.
Dhe nga ky bashkëpunim me ide të ndërsjella lindi kënga “Badallaçkë e vogël”, këngë me të cilën ajo konkuroi tek “Kënga Magjike”. Kënga është pëlqyer shumë edhe pse ka më pak se një javë që është transmetuar në media, gjithashtu edhe “look”-u i ndryshuar i këngëtares ka qenë një surprizë e këndshme.
Vargjet e këngës rrëfejnë më së miri atë që ka ndodhur mes Rezit dhe Vitës. Ja disa prej tyre “Ty të kisha mike, brenda zemrës time, rrugëve të këtij qyteti/ Mike s’më kuptove, mike s’më besove, botës time iu largove…Rri tani e vetme, mendjemadhe vuaj, meriton harrimin, meriton dhe dënimin e gjithë ditëve të mia…
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi