Teuta nuk ndjej konkurrencë për ‘Këngën Magjike’
Faqja 1 e 1
Teuta nuk ndjej konkurrencë për ‘Këngën Magjike’
Vjen në ‘Bluetooth’ më energjike se kurrë ndonjëherë, këngëtarja e famshme kosovare, Teuta Kurti.
Në këtë intervistë gjithëpërfshirëse Teuta tregon arsyet e rikthimit në festivalin ‘Kënga Magjike’, momentet më të bukura në karrierën e saj si këngëtare, ditët tejet të ngarkuara me punë, dashurinë e madhe që ndjen për Dardanin, si dhe detaje të tjera nga kjo marrëdhënie.
Gjatë intervistës, Tetuta zbulon dhe një secret, nuk sheh askënd si konkurrent të fortë që mund ta sfidojë. “Ka shumë këngë të bukura deri më tani, mirëpo unë nuk ndjej asnjëherë konkurrencë. Thjesht, çdo këngë ka cilësitë e veta dhe çdo këngëtar i ka cilësitë e veta”.
Kurti shpjegon se dhe “divorci” me ngjyrën e zezë erdhi thjesht natyrshëm. “Po, ishte koha e ndryshimit, thjesht ka ardhur një moshë më madhore, mirëpo asesi nuk humbet Teuta që ka qenë gjithmonë, thjesht janë këto ngjyra të çelëta sepse kënga është ajo që më drejton drejt veshjes”.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi