Elvana ndahet nga i dashuri
Faqja 1 e 1
Elvana ndahet nga i dashuri
“Jam e dashuruar dhe e lumtur me djalin që kam zgjedhur”. E ka deklaruar për herë të parë në gazetën “Panorama” në maj të vitit 2009, ndërkohë që askush nuk guxonte t’ia zinte më gojë jetën e saj private nëpër intervista ku këngëtarja ishte e vendosur që të na fliste vetëm për klipe, albume, koncerte dhe kaq…
Një vajzë e ëmbël por shumë hermetike, Elvana ka ngjallur shumë kuriozitet për jetën private dhe ka pasur raste kur në media është aluduar për djem të ndryshëm të njohur ose jo, si të dashur të mundshëm të këngëtares.
Fundja kush mund ta besonte që një vajzë e re, e bukur, e famshme dhe e talentuar si ajo të ishte single. Por kyçja e gojës merr fund diku më shumë se një vit më parë kur këngëtarja e pranon që ishte e dashuruar, duke mos preferuar gjithsesi të japë detaje rreth të zgjedhurit të saj. Mirëpo, nuk kaloi më shumë se dy javë nga ky prononcim dhe paparaci ynë arriti të kapë Elvanën me të dashurin në një vend dhe në një orë që vështirë të të shkojë mendja.
Ishte ora 5 e mëngjesit, ku sipas informacioneve tona Elvana do të gjendej në aeroport pasi nisej për një koncert në Gjermani dhe natyrshëm ai që e shoqëronte deri në momentin e nisjes ishte i dashuri i saj, Rogerti. Ishte pikërisht ai djalë për të cilin gazeta “Panorama” kishte shkruar që në vitin 2007, duke zbuluar identitetin e tij, si dhe disa detaje të tjera, fakt ky që e nervozoi jo pak këngëtaren, pasi kishim guxuar të preknim privatësinë e saj.
Është një nga rastet e rralla kur një personazh kaq i njohur si Elvana Gjata me një lidhje gjashtë vjeçare, të mos shfaqej asnjëherë në publik me të dashurin e saj, në lokalet e Bllokut apo në pubet e natës ku zakonisht rrinë kolegët e saj. U deshën këto foto të një viti më parë të cilat po i publikojmë edhe sot, të bëra në pesë të mëngjesit nga tarraca e aeroportit, për t’i dokumentuar ata për herë të parë bashkë. Mbase edhe për herë fundit…
E themi këtë pasi sipas informacioneve të marra nga miq të përbashkët të çiftit, thuhet se ata kanë vetëm disa javë që janë ndarë. Në fakt po të kthehemi pas në kohë për të analizuar se si ka qenë jeta e këtij çifti, gjen detaje pak të çuditshme. Ajo u lidh me Rogert Jasharin rreth gjashtë vite më parë, kohë kur ajo nuk ishte akoma e famshme.
Ai në atë kohë ishte 20 vjeç ndërsa ajo 17, pikërisht në kohën kur merrte pjesë tek “Ethet”, program ku këngëtarja u shfaq për herë të parë në një skenë. Miqtë thonë se Rogerti, i cili ka mbaruar studimet për Administrim Biznesi dhe punon në një studio dizajni, pronë e të jatit, është një djalë i ndrojtur dhe mbase nuk ka qenë i përgatitur për të pasur në krah një partnere, e cila fitoi menjëherë një popullaritet aq të madh. Ai dëshironte që jetën në çiftit të mos e kishte të aksesueshme për të tjerët, por ta shijonte i qetë.
Similar topics
» Elvana Gjata ndahet nga i dashuri i saj Gerti
» Rona ndahet nga i dashuri
» Tuna ndahet nga i dashuri
» Cattrall ndahet nga i dashuri
» I dashuri i Elvana Gjates quhet Roger
» Rona ndahet nga i dashuri
» Tuna ndahet nga i dashuri
» Cattrall ndahet nga i dashuri
» I dashuri i Elvana Gjates quhet Roger
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi