Gjellë me peshk të tymosur
Faqja 1 e 1
Gjellë me peshk të tymosur
Për 4 persona
1/2 kokë lakër turshi
* 3 peshq të tymosur
* 1 lugë erëza të përziera
* 1 lugë piper i kuq
* 1 lugë sheqer
* vaj, kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
E grijmë lakrën dhe e skuqim në vaj në tenxhere. Ndërkohë, peshqve ua presim kokën, bishtat dhe i presim në copë.
Në tenxheren me lakër shtojmë 200 ml ujë. Hedhim erëza të përziera, e shtojmë sheqerin dhe piperin e kuq. E lëmë lakrën të kaurdiset në zjarr të dobët 30 minuta.
Përmbajtjen nga tenxherja e hedhim në tavë qeramike. Sipër lakrës i vëmë copët e peshkut të tymosur dhe hedhim vaj.
E vëmë tavën në furrë. Pjekim 30 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
Me lugë marrim nga përmbajtja dhe vëmë në pjatë të thellë. Sipër vëmë disa peperoni dhe grijmë piper të zi.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi