Bogdani:Dëshiroj të bëhem baba.Heq dorë nga kombëtarja
Bogdani:Dëshiroj të bëhem baba.Heq dorë nga kombëtarja
Erjon Bogdani ka bërë të ditur dje tërheqjen nga ekipi kombëtar për ndeshjen miqësore ndaj Maqedonisë.
Shkak për këtë është bërë ngarkesa e madhe që sulmuesi kuqezi ka në Serinë A, me Çezenën. Ai ka telefonuar drejtuesit e Federatës për këtë, duke i sqaruar.
Që nga fillimi i sezonit nuk kam bërë asnjë çast pushim dhe tani jam duke ndjerë pak lodhje, – u shpreh sulmuesi kuqezi.
Dua të rikuperoj sa më shpejt formën time më të mirë. Për këtë arsye hoqa dorë nga grumbullimi me kombëtaren për ndeshjen miqësore ndaj Maqedonisë, në mënyrë që të kem mundësi të mendoj vetëm për Çezenën\”, shtoi ai.
Mungesa e Bogdanit bën që trajneri Josip Kuzhe t\’u japë më shumë hapësirë të rinjve në ndeshjen e së mërkurës, që do të luhet në Korçë. Nderkohe Rosela Ariodante, modelja bukuroshe italiane, thotë se ajo dhe bashkëshorti i saj Erjon Bogdani, janë duke menduar për të bërë një fëmijë.
“Po e mendojmë këtë, por nëse është vajzë, e shkreta ajo, – thotë Rosela duke qeshur. – Arsyeja? Sepse Erjoni do të jetë shumë xheloz. Mendoj se do të çmendet nga xhelozia. Do të jetë i butë, por posesiv në maksimum, kështu që e gjora vajzë.
» Big Mama: Dëshiroj të jem nënë me shumë fëmijë
» Lori: Kur të bëhem nënë, dua ta kem një vajzë
» Çiljeta nuk heq dorë nga duhani
» Garmin – GPS si orë dore