Puthja me Bjordin në BB, arratiset familja e Adelës
Faqja 1 e 1
Puthja me Bjordin në BB, arratiset familja e Adelës
"Ka dy ditë që nuk i shohim dhe nuk e dimë ku janë". Kjo është përgjigjja që na japin komshinjtë e familjes së Adelajdës, tashmë një protagoniste në "Big Brother", në kohën që përpiqemi të trokasim në shtëpinë ku jetojnë prindërit e saj dhe i vëllai. Pyesim se ku mund të kenë shkuar, por asnjë nuk di të të japë një përgjigje lidhur me vendndodhjen e tyre.
Më pas mësojmë se kanë një dyqan, në të cilin punojnë. Por, edhe me mbërritjen atje, shpresat shuhen. Sërish askush nuk ndodhet aty dhe përgjigjja është e njëjta: "Prej dy ditësh nuk janë shfaqur në publik dhe askush nuk e di se ku mund të ndodhen".
Kërkojmë të gjejmë një numër kontakti për vajzën kavajase, e cila konsiderohet si "biseda nr. 1" në tavolinat e qytetit të Kavajës, mentalitetin e të cilit ajo ka dashur të thyejë. "Ka qenë vajzë e mirë", shprehen fqinjët për të, duke mos thënë asgjë që mund ta rëndojë sadopak të përgojuarën prej kohësh tashmë, e që vetëm pak ditë më parë i shtoi "thashethemet" ndaj vetes, kur lejoi Bjordin që ta puthë.
Duket se pikërisht në këtë ditë, familja e saj nuk është dukur më dhe nuk dihet se ku ndodhet. Në një tentativë për të komunikuar në celular me ta, nëna e Adelajdës përgjigjet vetëm se nuk ka dëshirë të flasë me gazetarët: "Na lini rehat, se jemi njerëz të sëmurë", - shprehet.
Ndërkohë, mësojmë se dikush tjetër ka kërkuar t'i komunikojë më parë dhe, siç duket, kjo ka ndikuar edhe në largimin e tyre nga shtëpia. Teksa pyesim njerëz të tjerë në qytet, dikush na thotë vetëm: "Nëse ulesh në kafe, flitet vetëm për Adelajdën dhe Agronin. Këtu konceptohet shumë thjesht: ajo ishte mësuese, e lidhur me Agronin, një djalë i mirë, kishte gjithçka. Ç'i duhej "Big Brother"-i?!".
Similar topics
» Kushëriri i Pacollit i fiksuar pas Adelës
» Arratiset Ingrid Gjoni
» GILI: Puthja e parë... 17 vjeçe
» Soni Malaj arratiset nga Shqipëria
» Adela: Sinani na ftoi bashke me Bjordin per nje klip
» Arratiset Ingrid Gjoni
» GILI: Puthja e parë... 17 vjeçe
» Soni Malaj arratiset nga Shqipëria
» Adela: Sinani na ftoi bashke me Bjordin per nje klip
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi