Ingrit Gjoni e veshur me ‘firma’
Ingrit Gjoni e veshur me ‘firma’
E kemi theksuar gjithmonë maninë e saj për të qenë e veshur me ‘firma’…E vërtetimi më i mirë për këtë fakt, janë pikërisht fotot që sjellim sot në “Bluetooth”, ku këngëtarja Ingrit Gjoni, shfaqet me veshje të Coco Chanel, nga koka tek këmbët…
Nga syzet në ngjyrë të kafenjtë, tek xhaketa çiklamin, fustani shumë ngjyrësh, e deri tek çizmet e bardha prej pellushi, gjithçka është firmato. Sigurisht që për t’u veshur me firma të tilla duhet që të kesh edhe para…
Por, për këto të fundit, Ingriti duket se nuk e vret shumë mendjen, pasi falë suksesit të saj në skenën muzikore, arrin të fitojë goxha para përmes koncerteve të saj kudo ku ka shqiptarë.
Në vazhdim të këtyre koncerteve, kemi mësuar se këngëtarja Gjoni do të bëhet pjesë e një turi europian i cili do të nisë në Zvicër, për të ndaluar më pas në shumë stacione të tjera si: Itali, Holandë, Spanjë, Gjermani, etj
» Ingrit Gjoni - Me fal 2010
» Ingrit pasioni për aktrimin dhe për teatrin fle brenda meje
» Ingrid Gjoni me imazhin e ri
» Arratiset Ingrid Gjoni