Cana pushton kopertinën e revistës franceze “Surface”
Cana pushton kopertinën e revistës franceze “Surface”
Lorik Cana është transferuar dhe po luan për ekipin turk Gallatasarai, këto ditë po pushton shtypin francez.
Këtë radhë, ai është në qendër të vëmendjes pasi ka pozuar për revistën e njohur sportive “Surface” (Magazinë futbolli) duke qenë imazh edhe në kopertinë.
Futbollisti i njohur ka bërë një shërbim fotografik shumë mbresëlënës duke dhënë prova se përveçse futbollist i zoti, di të jetë edhe model shumë i mirë. Përsa i përket jetës private, ai ka kohë që nuk është përfolur për ndonjë lidhje të re dashurie, edhe pse askush nuk beson që Cana është “single”.
Futbollisti shqiptar në një intervistë dhënë të njëjtës revistë franceze, ka treguar se po të mos kishte qenë futbollist, ai me siguri do të kishte vazhduar karrierën si pilot i makinave të shpejta pasi këtë e ka pasion që prej kohësh sepse edhe makinën të cilën ai e përdor e ka sportive të tipit Porsche GT 2.
» Vapa përvëluese “pushton” Shqipërinë
» Kristian Berisha “pushton” skenat e Kosovës
» Cana jep 10.000 € për shkodranët
» Cana i adhuruar nga femrat