Vesa Luma kënga “Vetëm” nuk është erotike
Faqja 1 e 1
Vesa Luma kënga “Vetëm” nuk është erotike
Vesa Luma, këngëtarja që korri sukses më këngën “Vetëm” tek “Kënga Magjike”, rrëfehet se është e dashuruar, por pa rrëfyer emrin e të dashurit të saj.
Nuk më duket e drejtë të zbuloj gjithçka nga jeta private, por nuk do të jem shumë hermetike, vlen të theksoj se jam e dashuruar”, shprehet këngëtarja në një intervistë për “Kosova Sot”.
Më pas e pyetur rreth këngës me të cilën u rendit e gjashta tek “Kënga Magjike”, Vesa shprehet se ndjehet e kënaqur për trofenë e marrë, sipas saj, finalistët ishin shumë të fortë dhe kënga që fitoi cmimin e madh, ishte e duhura.
Por, për Vesën kënga nuk ka nota erotike, edhe pse është perceptuar kështu nga shumë dëgjues. “Notat në të, unë më shumë do t’i cilësoja si rënkime dhimbjesh për njeriun që nuk e kam afër dhe në vend të tij nuk mbetet asgjë pos të dashuroj vetminë, apo kujtimin për të.
Dikush edhe mund ta cilësojë si të tillë, por nuk ka fare të bëjë me erotizmin, ata që vërtet e kanë kuptuar tekstin e dinë që e tëra me çfarë ka të bëjë është dhimbja”, thotë Vesa duke shtuar se kënga e krijuar nga Pirrro Cako për të do të mbahet medn gjatë për revolucionin në muzikë që solli.
Similar topics
» Vesa Luma - Vetem [2010]
» Vesa Luma ka lansuar fotografitë e saj
» Vesa Luma zhvendoset në Tiranë
» Vesa Luma në lidhje me Big Basta?
» Vesa Luma lansoi videoklipin e ri
» Vesa Luma ka lansuar fotografitë e saj
» Vesa Luma zhvendoset në Tiranë
» Vesa Luma në lidhje me Big Basta?
» Vesa Luma lansoi videoklipin e ri
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi