Aurela Gaçe: “Fatin dhe punën nuk mund të ma mohoj askush përveç Zotit”
Faqja 1 e 1
Aurela Gaçe: “Fatin dhe punën nuk mund të ma mohoj askush përveç Zotit”
Festivali i madh i RTSH-së që edhe këtë vit do të dërgojë Shqipërinë në Eurosong ka mbaruar dhe përzgjedhja është projekti i këngëtares së madhe Aurela Gaçe i titulluar “Kënga ime”, me të ciën këngë ajo është paraqitur pas një shkëputje 9 vjeçare duke thyer monotoninë dhe duke fituar çmimin e madh.
Duke ditur kapacitetin dhe bagazhin e saj artistik, në festivalin Europian që këtë vit do të mbahet në Gjermani, nga Aurela presim një plasim më të madh se vitit e kaluara. Edhe në edicionin e fundit si gjithmonë kishte pakënaqësi nga ana e pjesmarësve që kishin hedhur kandidaturat e tyre.
E para që bëri tërheqjen e këngës së saj nga konkurimi ishte këngëtarja Linda Halimi e cila me pretekst se ishte e pakënaqur nga mënyra e përzgjedhjes së fituesit ishte larguar nga lista e pjesmarësve dhe ajo vet kishte shpallur si fitues këngën e çiftit Alban Skenderaj e Miriam Cani, gjë që në fund nuk rezultoi e vërtetë, fjalë këto që kishin “xhindosur” shumë Albanin i cili nuk kishte nguruar të hedh akuza ndaj saj dhe të gjithë atyre që mendonin se çmimi ishte shitur më herët.
Edhe Aurela në një intervistë dhënë një portali online ka spjeguar për akuzat dhe zhurmën që ishte bërë para mbajtjes së festivalit. “Une kam dëgjuar këtë akuzë nga këngëtarët e tjerë, që më parë kur unë as nuk kisha ndërmend te hyja në festival, ashtu siç kisha bërë 9 vjet të tjera… Pra isha jashtë konkurrimit kur e kam dëgjuar këtë akuzë për Albanin.
Pastaj mu afrua kompozitori Shpetim Saraçi, i cili kishte kompozuar një melodi që mua më tingelloi shqip, më pelqeu që në momentin që e dëgjova. Ju luta Shpëtimit të ma jepte për albumin që po e përgatis vetëm e vetëm që të mos merrja pjesë në festival”, thekson këngëtarja e cila më tej shton i është lutur Zotit që t’i tregojë rrugën e duhur deri në finale.
Po tregoj diçka shumë personale tani, duhej të merrja vendimin po ose jo për të hyrë, dhe i jam lutur Zotit të më tregonte rrugën e duhur, të më jepte një shenjë, një sinjal. Të nesërmen jam zgjuar nga gjumi dhe në mendje më vinte melodia e strofës, gjithë paraditen e këndoja me mendje dhe e mora si një shenjë që nuk duhej ta lëshoja këtë këngë,dhe vendosa të hyjë në garë, pa patur frikë nga ato që kisha dëgjuar se çmimi është shitur ose është dhënë, etj. Madje të gjithë njerëzit më thoshin pse hyre, se kemi dëgjuar që çmimi është dhënë…Unë hyra në garë me besimin që kam hyrë gjithmonë në çdo gjë që kam bërë.
Besoj tek individualiteti i gjithë secilit, besoj se Zoti i ka falur gjithkujt diçka ndryshe nga tjetri, karriera ime prej 17 vjetësh në skenë ka treguar që kam luftuar vetëm me armët e mia, pa u munduar të jem diçka tjeter, duke i dhënë publikut vetëm atë që jam….
Mund të jesh vajza ose djali i presidentit të Shqipërisë dhe ndoshta juria mund të manipulohet, por kur del përballë publikut, aty je ti dhe publiku, nuk të mbron dot asnjë miqësi… Ajo që ti përcjellë në publik është e pa manipulueshme”, tregon Aurela e cila poashtu në këtë intervistë ka ngritur lartë Albanin si këngëtarë por ka lënë të kuptohet se nuk do të lejojë që dikush të manipulojë me karierën e saj.
Kam respekt për çdo këngëtar që ka një karrierë,e respektoj Albanin pasi është shumë i veçantë dhe ka sjellë në muzikën shqiptare një frymë tjetër…Por në të njejtën kohë nuk lejoj askënd të hedhi baltë mbi pasionin dhe punën time…
Mund të manipulosh një vit diçka, por për 17 vjet, s’mund ta manipulosh kurrë atë që publiku ndjenë për ty. Kurse unë po ju them se arsyeja pse vendosa të hyjë në gare, ishte pikërisht sepse motivi i këngës time ishte tingëllim shqiptar. Përsëri po kujtoj se kam treguar se di të këndoj rryma të ndryshme, si balada, rock, dance, por nga eksperienca ime e jetës kam mësuar dhe kuptuar që një i huaj të respekton më shumë kur ti paraqitesh ashtu siç je…
Si indianët në Hollivud të cilët shkojnë me muzikën e tyre dhe kostumet e tyre, ata nuk përpiqen të jenë amerikan. Nëqoftëse ka dikush të më thojë se ne nuk jemi më aq potencial, që muzika jonë nuk paska fuqi, atëherë une po ju them se polifonia labe është e mbrojtur nga UNESCO si diçka e rrallë.
Mua nuk më vjen turp për faktin se jam shqiptare, dhe prandaj besova tek melodia që tingëllon shqip. Nuk dua të zgjatem për diçka kaq pa kuptim, por nëqoftëse unë do të kisha humbur, pasi në garë hyn ose të fitosh ose të humbësh, do ta merrja si diçka që ashtu kishte vendosur Zoti për mua dhe kaq.
Edhe një herë edhe 100 herë po e them, unë besoj në një fuqi shumë herë më të madhe se paratë, më të madhe se çdo drejtor e president, dhe kjo fuqi quhet ZOT, dhe gjumin e bëjë shumë të rehatshëm pasi çdo gjë e kam fituar në bazë të besimit që kam, të asaj qe kam dhuratë, dhe të punës”, përfundon këngëtarja Aurela Gaçe.
Similar topics
» Aurela Gaçe - Mu Thanë Sytë
» Aurela Gace AG ft. MC Kresha CA$H 2011
» Aurela Gaçe për pushime në Turqi
» Mc Kresha duet me Aurela Gaçe
» Aurela Gaçe ft Dr.Flori & Marsel - Origjinale 2010
» Aurela Gace AG ft. MC Kresha CA$H 2011
» Aurela Gaçe për pushime në Turqi
» Mc Kresha duet me Aurela Gaçe
» Aurela Gaçe ft Dr.Flori & Marsel - Origjinale 2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi