Në Kinë sërish bllokohet qasja në YouTube
Faqja 1 e 1
Në Kinë sërish bllokohet qasja në YouTube
Kompania amerikane e internetit Google ka njoftuar se portali i saj i internetit për shkëmbimin e video materialeve, YouTube është bllokuar në Kinë që prej të hënës, duke shtuar se nuk dihen arsyet e bllokimit.
“YouTube është bllokuar në Kinë që prej të hënës”, ka thënë të martën zëdhënësi i Google, Scott Rubin.
“Po punojmë sa më shpejt që mundemi që përdoruesve tonë t’u mundësojnë qasjen në faqet tona në Kinë”, ka thënë Rubin.
Zëdhënësi i konsullatës kineze në San Francisko ka thënë se nuk posedon informata për bllokadën eventuale të shërbimit YouTube në Kinë.
Deri tek bllokada ka ardhur pasi që zyrtarët qeveritarë në Pekin kanë vënë në pikëpyetje autenticitetin e video incizimit të publikuar në YouTube, i cili shfaqë policinë vendase duke rrahur për vdekje një murg tibetian gjatë vitit të kaluar.
Agjencia kineze e lajmeve “Xinhua” ka cituar një burim anonim qeveritar i cili thotë se pasuesit e Dalai Lamës “trillojnë gënjeshtra” duke falsifikuar video incizime për të “magjepsur bashkësinë ndërkombëtare”.
Shoqata për mbrojtjen e lirisë së mediave “Reporters Without Borders” kanë gjykuar bllokimin e YouTube, duke e quajtur atë “aktin më të ulët të censurës”.
Similar topics
» Bllokohet në banjë për 20 ditë, jeton me ujë të ngrohtë
» Gerrad sërish në gjykatë
» Flori sërish me një hit të ri
» Lohan sërish si Monroe
» Hilton dhe Reinhardt sërish bashkë
» Gerrad sërish në gjykatë
» Flori sërish me një hit të ri
» Lohan sërish si Monroe
» Hilton dhe Reinhardt sërish bashkë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi