Obama uron: Sa keni përparuar!
Faqja 1 e 1
Obama uron: Sa keni përparuar!
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka shprehur urimet më të përzemërta për përvjetorin e tretë të pavarësisë së vendit tonë. Në një urim të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Obama thotë se kosovarët në Amerikë mund të krenohen me përparimin e Kosovës në këto tre vjet. Ky është urimi i plotë i Presidentit Obama.
“Bashkohem me të gjithë amerikanët për të shprehur urimet e mia më të mira për të gjithë ata që po festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Është kjo koha për të reflektuar për betejën e gjatë të Kosovës për pavarësinë dhe për të hedhur vështrimin drejt një të ardhmjeje më të sigurtë dhe begatie për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në Amerikë, ata që kanë lidhje familjare në Kosovë mund të ndjehen krenarë për përparimin e jashtëzakonshëm që vendi ka bërë në tre vjetët e para të pavarësisë. Kam besim se miqësia mes vendeve tona do të vazhdojë të rritet gjatë viteve në vazhdim.”
Similar topics
» A keni harruar Dashurin e par??
» Pse Keshtu-----Pse Keshtu
» Sa Vjet i keni ne nje Planet tjeter
» Si e keni Perjetuar Ndarjen Nga I dashuri/a
» Pse Keshtu-----Pse Keshtu
» Sa Vjet i keni ne nje Planet tjeter
» Si e keni Perjetuar Ndarjen Nga I dashuri/a
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi