Limaj: AKR-së nuk i ka takuar posti i Presidentit Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Limaj: AKR-së nuk i ka takuar posti i Presidentit Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Limaj: AKR-së nuk i ka takuar posti i Presidentit

Shko poshtë

new Limaj: AKR-së nuk i ka takuar posti i Presidentit

Mesazh nga Dg Wed Feb 23, 2011 11:13 am

Limaj: AKR-së nuk i ka takuar posti i Presidentit Thumbnail.php?file=22vota34_519740556

Fatmir Limaj, nënkryetar aktual i PDK-së dhe ministër në largim i Transportit ka thënë se AKR-së nuk i ka takuar në asnjë mënyrë posti i Presidentit, duke u shprehur haptazi kundër koalicionit të arritur nga partia e tij me AKR-në e Behgjet Pacollit. Në emisionin Zona e Debatit, në Klan Kosova, Limaj ka theksuar se PDK-ja është dashur ta ketë këtë post, PDK-ja ka mundur ta ketë këtë post, madje PDK-ja ka luftuar për te. Ndërsa Behgjet Pacolli, sipas tij, as që është dashur, bile as të guxojë të pretendojë dhe të kërkojë këtë post me vetëm 2 për qind të votave. Sipas Limajt, në këtë moment në të cilin po kalon Kosova, për shkak të imazhit të saj dhe për shumë arsye të tjera Pacolli nuk është dashur madje as të kandidohet.

Pacolli, tha Limaj, ende nuk është dëshmuar se e do vërtet Kosovën, nuk e ka treguar veten për Kosovën. Ka pasur rastin në Qeveri, ku iu ka ofruar shumë më shumë se sa i ka takuar, por ai e ka dashur postin e presidentit.
“Unë e respektoj vullnetin e partisë, por unë kam mendimin ndryshe”, ka thënë Limaj në Klan Kosova.
Ai ka thënë se Jakup Krasniqi është dashur të jetë president. “I kemi thënë Pacollit që posti i presidentit është politik dhe nuk zbatohet programi i juaj ekonomik. Kemi qenë fleksibil, i kemi ofruar ministri, tre, katër, deri në gjashtë”, ka thënë ai.
Limaj ka thënë se Muhamet Mustafa ka të drejtë që ka thënë sot se nuk ka hapësirë në këtë qeveri. PDK sipas tij ka mundur ta ketë presidentin dhe një koalicion më të qëndrueshëm.
Tërë përgjegjësinë e qëndrueshmërisë së qeverisë, Limaj ia lë Thaçit. Pacolli sipas tij ende nuk e ka treguar veten për Kosovën.
Dg
Dg
Super.Moderator
Super.Moderator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 1326
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 38
Regjistrim Regjistrim : 09/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Repulika kosoves
Humori Humori : Xhixha Buba
Hobi Hobi : Gjithcka Qka ta mer mendja ty
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi