Aurela dërgon veri, jug dhe Çamëri në Eurosong
Faqja 1 e 1
Aurela dërgon veri, jug dhe Çamëri në Eurosong
Një ndër gazetat më të suksesshme gjermane “BildZeitung” teksa shkruan për konkursin më të madh europian të këngës “Eurosong”, flet edhe për pretendentët kryesore.
Vetë Gjermania ka zgjedhur të përfaqësohet me këngëtaren që mori vjet trofeun europian, dhe “Bild” shkruan se një ndër katër konkurrentët më të fortë për këngëtaren e tyre është Aurela Gaçe.
Përveç kësaj, përkrah tre pretendentëve të tjerë është edhe fotoja e Gaçes.
E ndërsa ethet e konkursit kanë filluar, Aurela nga ana e saj i ka mbledhur forcat dhe ka realizuar versionin e fundit të këngës. Në çdo detaj, ajo është një këngë shqiptare. E filluar që nga notat, tek veshja e saj, vendxhirimet ku shfaqet hapur dhe bukur trashëgimia kulturore, këngëtarja është personifikuar me një shqiponjë.
Si për të përligjur idenë e saj se në “Eurosong” duhet shkuar me melos shqiptar, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” shprehet se “në qoftë se do të ishte një konkurs ku do të më lejoheshin 5 këngë të ndryshme, atëherë do të këndoja edhe rock, edhe dance, edhe soul…Por kur kam një këngë të vetme, ngulmoj dhe besoj tek melodia që më tingëllon shqip”.
Videoklipi i realizuar në kalanë e Gjirokastrës, në Butrint e Ksamil, në Shkodër tek Ura e Mesit, dhe në Dhërmi, shpërfaq pamje të mrekullueshëm të një natyre joshëse. Vetë kënga, me notat dhe shpërthimet falë interpretimit të Gaçes, i ofron Europës një shpirt e pasion të vërtetë...albveraa.tk
Similar topics
» Genta hyn në konkurim për të përfaqësuar Zvicrën në Eurosong
» Pacolli në veri: Ndarja, vetëm gjeografike
» Aurela Gaçe - Mu Thanë Sytë
» Aurela Gaçe për pushime në Turqi
» Mc Kresha duet me Aurela Gaçe
» Pacolli në veri: Ndarja, vetëm gjeografike
» Aurela Gaçe - Mu Thanë Sytë
» Aurela Gaçe për pushime në Turqi
» Mc Kresha duet me Aurela Gaçe
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi