Dyshohet për helmim në liqenin e Gazivodës
Faqja 1 e 1
Dyshohet për helmim në liqenin e Gazivodës
Dyshohet se është helmuar liqeni i Gazivodës në veri të Mitrovicës. Nga ky liqen furnizohen me ujë të pijshëm komunat e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt.
Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” në Mitrovicë përkitazi me këtë dyshim për helmim.
Burime të gazetës Bota sot bëjnë të ditur se tek banorët shqiptarë të këtyre komunave është shtuar paniku nga helmimi eventual i këtij uji, ndërsa shumë familje që nga mesnata nuk po e përdorin ujin për pije nga dyshimi se mund të jetë helmuar.
Liqeni i Gazivodës shtrihet në veriperëndim të Kosovës dhe andej kufirit në shtetin fqinjë Serbinë. Ky liqen është më i madhi në Kosovë me një sipërfaqe prej 11,9 kilometra katrorë dhe thellësinë maksimale prej 105 metrash.
Similar topics
» Dyshohet për një varreze masive në Gexhë të Rahovecit
» Notoi në liqenin e akullt të Mont Everestit
» Në liqenin e Livoqit kërkohen trupa të pajetë
» Notoi në liqenin e akullt të Mont Everestit
» Në liqenin e Livoqit kërkohen trupa të pajetë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi