Presidentja Jahjaga vizitoi FSK-në
Faqja 1 e 1
Presidentja Jahjaga vizitoi FSK-në
Presidentja Atifete Jahjaga vizitoi të shtunën Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Ajo u prit fillimisht nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi dhe parakaloi para Gardës Ceremoniale të FSK-së.
Më pas ajo zhvilloi një takim me ministrin e FSK-së, Agim Çeku, gjeneral Selimin dhe udhëheqës të tjerë të kësaj force.
Presidentja Jahjaga, njëkohësisht komandante e përgjithshme e FSK-së, tha se kjo forcë e sigurisë është një tregim i suksesit në Kosovë, një institucion shumë profesional, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.
Presidentja Jahjaga i ofroi ministrit Çeku dhe drejtuesve të FSK-së gjithë përkrahjen për arritjen e Kapaciteteve të Plota Operacionale nga ana e kësaj force, trajnimin dhe profesionalizimin e mëtejmë të pjesëtarëve dhe të oficerëve të FSK-së, anëtarësimin në institucionet rajonale të sigurisë, si dhe realizimin e synimit për anëtarësim në NATO.
Ministri Çeku dhe gjenerallejtënant Selimi e njoftuan presidenten Jahjaga me strukturën dhe zhvillimin e FSK-së, si dhe planet për të ardhmen.
Similar topics
» Presidentja nuk shikon filma
» Edhe Jahjaga në Gjykatën Kushtetuese?
» Leonora Jakupi vizitoi grevistët
» Mehmet Kosovalia pritet që të vizitoi Prishtinën
» Edhe Jahjaga në Gjykatën Kushtetuese?
» Leonora Jakupi vizitoi grevistët
» Mehmet Kosovalia pritet që të vizitoi Prishtinën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi