Nga centrali i Onagawas del ujë pas tërmetit të ri
Faqja 1 e 1
Nga centrali i Onagawas del ujë pas tërmetit të ri
Gati katër javë pas katastrofës së tërmetit dhe cunamit në Japoni, verilindja e vendit është tronditur sërish nga një tërmet i rëndë.
Autoritetet lëshuan paraprakisht një paralajmërim për cunami. Sipas të dhënave zyrtare, kompleksi atomik i Fukushimës i shkatërruar pas tërmetit të marsit, nuk pati dëmtime të tjera.
Megjthatë nga basenet e reaktorëve të centralit atomik Onagawa del ujë, bëri të ditur firma që merret me mirëmbajtjen e centralit. Tërmeti i ri me forcë 7,4 ballë e kishte epiqendrën 40 km në thellësi të detit, para prefekturës së Miyagi-t.
Të paktën tre vetë humbën jetën. Zona më e prekur nga tërmeti ishte po ajo zonë që u shkatërrua më 11 mars nga tërmeti i forcës 9,0 ballë. Tërmeti u ndie edhe në Tokio, që ndodhet 300 km larg.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi