Qofte me spinaq
Faqja 1 e 1
Qofte me spinaq
Përbërësit:
* 1 kg spinaq
* 4 qepë të njomat
* kopër
* 4 vezë
* 8-10 lugë gjelle miell
* 3 lugë gjelle kaçkavall të grirë
* kripë, piper, vaj për skuqje
Përgatitja:
1. Spinaqin e larë, të zier dhe të kulluar mirë e grijmë hollë.
2. Të gjithë përbërësit e tjerë me përjashtim të vajit, i përziejmë mirë bashkë me spinaqin.
3. Nga masa (e cila duhet të ketë trajtën e një brumi të trashë) formojmë qofte, të cilat i lyejmë pak me miell dhe i skuqim në një tenxhere me shumë vaj derisa të marrin ngjyrë kafe të artë.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi