Kaltrina Selimi: Nuk dua një dasmë përallore
Faqja 1 e 1
Kaltrina Selimi: Nuk dua një dasmë përallore
Ajo është një këngëtare që rrezaton nga ëmbëlsia dhe nga tiparet e saj joshëse. Një femër e cila si nga bukuria, ashtu edhe nga zëri melodioz ka bërë dhe po bën çdo ditë e më shumë fansa për vete.
Ka një emër tepër të veçantë, sepse dhe vetë është e tillë në çdo detaj që e karakterizon.
Do të vijë sot në një intervistë për faqet e “Bluetooth” me sharmin dhe elegancën që gjithmonë e kanë shoqëruar, një nga zërat më të veçantë të skenës kosovare…
Po flasim për Kaltrina Selimin, këngëtaren e njohur të estradës shqiptare e cila që nga dita e parë që është promovuar në tregun muzikor ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm me këngët e saj. Të gjithë e njohin si këngëtaren e hiteve, pasi ajo qëllon gjithmonë në shenjë me këngët që sjell për publikun shqiptar.
Në këngët e saj gjen si ritmin për të kërcyer, ashtu edhe tekstin për ta ndjerë. Sigurisht që nuk mungon asnjëherë perfomanca e saj e shkëlqyer që përplotëson në mënyrën më të mirë të mundshme paraqitjen e saj skenike.
Në këtë intervistë për ne, Kaltrina përcjell informacion për projektet e saj më të reja muzikore. Por, lexues të dashur është shumë interesant rrëfimi i saj pasi përveç të tjerash ajo tregon edhe planet për dasmën.
Similar topics
» Kaltrina Selimi- Hajt
» Kaltrina Selimi - Ditelindja KM
» Kaltrina Selimi - Hot 2011
» Kaltrina Selimi: Jeton për muzikën
» Është fejuar Kaltrina Selimi
» Kaltrina Selimi - Ditelindja KM
» Kaltrina Selimi - Hot 2011
» Kaltrina Selimi: Jeton për muzikën
» Është fejuar Kaltrina Selimi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi