Blero: Kresha i bën marketing vetes me emrin tim  Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Blero: Kresha i bën marketing vetes me emrin tim  Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blero: Kresha i bën marketing vetes me emrin tim

Shko poshtë

new Blero: Kresha i bën marketing vetes me emrin tim

Mesazh nga AlbveraaTk Fri Apr 22, 2011 6:34 am

Blero: Kresha i bën marketing vetes me emrin tim  F.0421130146236_m



Blero i ka etiketuar si shpifje komentet e bëra për të nga Mc Kresha dhe, gjatë një bisede për Telegrafi, ka thënë se do të vijë koha kur çdo gjë do të sqarohet.
Ish-konkurrenti i “VIP Shpija 2”, reperi Mc Kresha, ditë më parë kishte ofenduar kolegun e tij, këngëtarin Blerim Muharremi – Blero, i cili tash ka reaguar për të mohuar gjithçka dhe për të thënë se Kresha vetëm është duke i bërë marketing vetës me ato komente.

“Kam dëgjuar pak nga ato fjalë dhe shpifje që janë bërë nga Kreshniku gjatë debateve me mysafirët e ‘VIP Shpija 2’ dhe thënë të drejtën ndjej keqardhje për të se çfarë prezantimi të ulët i bën personalitetit të tij dhe si po mundohej t’i bënte marketing vetes duke u kapur për emrin tim. Them se do të vijë shpejt momenti ku do të sqarohen shumë mirë e pastër të gjitha këto gojëdhëna sepse nuk lejoj që të përlyhet në asnjë mënyrë emri dhe karriera ime për të cilën punoj shumë gjatë dhe devotshëm, e sidomos jo nga një njeri i cili është shumë jo-falënderues dhe mosmirënjohës”, është shprehur Blero për Telegrafi.

Ai ka folur edhe për reklamën e shumëpërfolur të PTK-së duke thënë se ajo i ishte ofruar vetëm atij, dhe se ka qenë pikërisht dëshira e tij për ta ftuar Mc Kreshën.

“Dua veç pak ta prek aq të përfolurën reklamë të PTK-së për të cilën Kreshniku kishte thënë që i kam të holla borxh. Mund ta pyesni Kreshnikun nëse ai ka pasur ofertë nga PTK- ja ose nëse ka pasur kontratë për atë reklamë. Asnjërën nga këto nuk i ka pasur sepse unë jam ai i cili kam pasur ofertë nga PTK-ja dhe kam kontratë në të cilën ceket që unë marr përgjegjësi për përzgjedhjen e këngës që do të përdoret në reklamë, për bashkëpunimin me ndonjë koleg të mundshëm dhe përzgjedhjen e produksionit që do ta realizojë reklamën”.

“Prandaj koincidoj që në atë kohë doli kënga ime “Higher” ku kisha bashkëpunim me Kreshnikun dhe Snupen dhe vendosa që atë këngë të modifikuar ta prezantoj në reklamë dhe unë jam ai që e ftova Kreshnikun në reklamë dhe të cilit ja pagova honorarin të cilin e ka merituar për aq sa ka bërë”, ka shtuar më tej Blerimi.

Ai po ashtu ndjen keqardhje që Kresha ka zgjedhur një mënyrë të ultë për ta prezantuar veten duke u munduar t’i poshtërojë ata persona që i kanë ndihmuar.

“Unë jam shumë fatlum që kam shumë gjëra të rëndësishme e madhore për të cilat e shfrytëzoj kohën time dhe ndjej keqardhje për atë person që ka zgjedhë një mënyrë të cekët për të prezantuar veten, duke u munduar t’i poshtërojë pikërisht ata që e kanë ndihmuar. Unë jam natyrë që nuk u jap rëndësi gjërave të parëndësishme siç janë tani këto thashetheme. Kur njeriu merret me diçka apo dikë, kjo do të thotë që i jep shumë rëndësi, por në këtë rast meqë besoj që edhe publiku i gjerë ka nevojë për një sqarim apo deklaratë timen, atëherë vendosa të jap një deklaratë të shkurtër dhe të sinqertë”, ka përfunduar Blero.
AlbveraaTk
AlbveraaTk
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 878
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 36
Regjistrim Regjistrim : 19/07/2010
Vendbanimi Vendbanimi : ζø√e YøU♥...
Humori Humori : Gjithqka te shoh
Hobi Hobi : Gjith cka
Horoskopi : Sagittarius

http://www.Albveraa.Tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi