Teuta vjen me klipin “Pretendo pa lindur”
Faqja 1 e 1
Teuta vjen me klipin “Pretendo pa lindur”
Tashmë kënga e saj është përzgjedhur për në gjymsëfinalen e festivalit “Top Fest 8”. E teksa po pret paraqitjen e saj të radhës atje, këngëtarja Teuta Kurti ka lansuar në treg edhe klipin e kësaj këngë.
“Fatmirësisht, klipi përshtatet me këngën dhe e vërteta është se nuk ka qenë lehtë të xhirohet sepse kur e kam xhiruar klipin ka qenë ekstrem ftohtë. Isha me fustan mirëpo për fat nuk jam sëmuar dhe gjithçka ka përfunduar mirë”, është shprehur Kurti për Infopress.
Ndërsa Teuta ka theksuar se përkundër vlerësimeve shumë të mira për këngën, ajo do të jetë e kënaqur me çfarëdo vlerësimi që do të vijë nga juria profesionale.
“Tash këndohet ‘live’ dhe është një plus edhe për mua edhe për të gjithë këngëtarët të cilët janë të aftë të këndojnë ‘live’. Jam tip shumë pozitiv. I marrë njëjtë sikur humbjet si fitoret. Nuk jam i sëmurë prej ambicieve, kështu që shpresoj që kënga do të ketë sukses”, ka përfunduar Kurti.
Similar topics
» Capital T lanson klipin “U Bo Vone”
» Soni: Këngën e kam të lindur
» Britney publikon klipin e ri
» Leonora Jakupi e kënaqur me klipin e ri
» Adelina Tahiri sjell klipin “Bad boy”
» Soni: Këngën e kam të lindur
» Britney publikon klipin e ri
» Leonora Jakupi e kënaqur me klipin e ri
» Adelina Tahiri sjell klipin “Bad boy”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi