Vesa bie në peshë në “Dancing with the Stars”
Faqja 1 e 1
Vesa bie në peshë në “Dancing with the Stars”
Vesa Luma
Vesa Luma ka pohuar se ajo ka rënë disa kilogramë në peshë si pasojë e stërvitjeve për shoun “Dancing with the Stars”.
“Po është e vërtetë që kam humbur shumë kilogramë, dhe të njëjtën kohë është e vërtetë që fjalia e parë që u thashë organizatorëve, kur më morën në telefon për të më pyetur nëse do të isha pjesë e kësaj gare ishte, ‘Keni vendosur të më dobësoni...’?”.
“[Kjo] Sepse megjithëse nuk kam vuajtur asnjëherë nga luhatjet e kohëpaskohshme të peshës, më është dashur një impenjim intensiv. Por nuk e kam menduar të humb kaq shumë, edhe pse ky fenomeni i të qenit patjetër anoreksik për të qenë ‘elegant’ vazhdon të mbizotërojë në mentalitetin tonë fatkeqësisht”, ka thënë Vesa gjatë një interviste për mediat shqiptare.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi