Blerina Kllokoqi vjen me sfilatën “Madhështorja”
Faqja 1 e 1
Blerina Kllokoqi vjen me sfilatën “Madhështorja”
Blerina Kllokoqi-Rugova
Stilista e modës Blerina Kllokoqi-Rugova me pesë maj do të vijë me koleksionin e saj më të ri të cilin e ka emëruar “Madhështorja”.
Kllokoqi, e cila do të prezantojë përmbi 50 fustane në këtë sfilatë, ka treguar për Telegrafi.com se kreacionet e saj janë rezultat i punës nëntëmuajshe.
“Do të prezantohem me përmbi 50 fustane që kam dizajnuar kohëve të fundit. Veshjet do të karakterizohen me mëndafsh të lëshuar dhe bel të theksuar, ndërsa ngjyrat dominante do të jetë ajo e zallit dhe e hirta”, ka thënë Blerina.
Sipas stilistes kosovare emri i revysë “Madhështorja” prezanton më së miri “femrën”, pasi që kjo gjini karakterizohet si unike, e veçantë dhe secila femër në një aspekt është ‘madhështore’.
E veçantë e kësaj sfilate do të jetë rikthimi në pistë i ish-miss Kosovës, Afërdita Paçarada.
“Afërdita do të jetë mysafire speciale dhe do ta prezantojë njërin ndër fustanet e mija”, ka pohuar më tej Blerina për Telegrafin.
Revyja e modës do të shoqërohet me një performancë të Filharmonisë së Kosovës.
Similar topics
» Blerina Kllokoqi komentohet në mediat turke
» Blerina Osaj - 24-7
» BLERINA OSAJ - E di - www.besfort.de
» Blerina harpistja e parë kosovare
» Blerina Osaj - Kjo largesi 2011
» Blerina Osaj - 24-7
» BLERINA OSAJ - E di - www.besfort.de
» Blerina harpistja e parë kosovare
» Blerina Osaj - Kjo largesi 2011
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi