Tuna pranon ndarjen, por jo biseksualitetin
Faqja 1 e 1
Tuna pranon ndarjen, por jo biseksualitetin
Këngëtarja e mirënjohur, Altuna Sejdiu, ka konfirmuar se ajo është ndarë nga tashmë ish-bashkëshorti i saj Rilind Reka, por hodhi poshtë pohimet se shkaku ishte biseksualiteti i këngëtares.
Tuna e konfirmoi lajmin e ndarjes për Alsat, përderisa pohoi se ekzistojnë arsye tjera prapa ndarjes nga biznesmeni dhe jo siç kanë shkruar disa mediume kinse për shkak të biseksualitetit.
“Është e vërtetë që jam ndarë, por kjo gjë dua të përfundojë me kaq, ky është prononcimi im i parë dhe i fundit për këtë çështje. Nuk dua të komoentoj më tepër dhe aq më pak të jap detaje dhe arsye për ndarjen. Se nga kush joshem unë, këtë e dinë më mirë publiku pasi ka shumë vite që jam në skenë dhe e kam dëshmuar këtë”, theksoi Tuna duke ironizuar pohimet për biseksualitetin e saj.
Tuna në po këtë intervsitë telefonike bëri të ditur se është duke qëndruar në Zvicër për të promovuar albumin e ri të 2po2, “Authentic”, duke mos lënë pa përmendur as lansimin e klipit të këngës “Dysheme”.
Similar topics
» Dafina pranon: Klipi në korrik
» I vdekuri para 480 vitesh, pranon faturë për parapagim televiziv
» Çili mohon ndarjen
» Moza konfirmon ndarjen nga Poli
» Ja si maskohet Tuna
» I vdekuri para 480 vitesh, pranon faturë për parapagim televiziv
» Çili mohon ndarjen
» Moza konfirmon ndarjen nga Poli
» Ja si maskohet Tuna
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi