Aeroporti i Prishtinës, punon 24 orë
Faqja 1 e 1
Aeroporti i Prishtinës, punon 24 orë
Aeroporti Ndërkombëtari Prishtinës që nga e diela do të operoj gjatë tërë ditës – 24 orë. Vendimi është marrë pas interesit që kanë shfaqur kompanitë ajrore dhe analizave që dëshmuan se nuk ka arsye që aeroporti të jetë I mbyllu pas orës 22:00, thuhet në një komunikatë të kompanisë. Fluturimi i parë gjatë natës, përkatësisht në orën 1:00 është paralajmëruar se do ta bëjë kompania ajrore sllovene, “Adria Airways”. Kjo kompani konfirmuar se do të ketë 7 fluturime në javë në këtë orar, ndërkohë që 4 fluturime të tjera gjatë orarit të natës janë konfirmuar nga kompania kroate “Croatia Airlines”.
“Për momentin janë dy kompani ajrore të cilat kanë konfirmuar që do të fluturojnë në këtë orar. Gjatë sezonit veror presim që të rritet edhe më tej numri i tyre. Pritet që fluturime gjatë natës të ketë edhe ‘Swiss International ‘”, citohet Agron Mustafa, drejtor menaxhues i ANP.
Sipas tij, vendimi për të punuar gjatë 24 orëve hap perspektivë edhe për investime të jashtme në Kosovë . Ai, njëkohësisht do të krijojë lehtësi për udhëtarët dhe kompanitë ajrore.
“Një aeroport i cili punon 24 orë dëshmon stabilitetin e një vendi si nga aspekti ekonomik po ashtu edhe politik”, thotë Mustafa.
Similar topics
» Porsche punon në Panamera kabriolet?
» Labinot Rexha - Princesha Prishtines - ALBUMI
» Microsoft megjithatë nuk punon në celularin Zune
» Marigona Dragusha takohet me kryetarin e Prishtinës
» Labinot Rexha - Princesha Prishtines - ALBUMI
» Microsoft megjithatë nuk punon në celularin Zune
» Marigona Dragusha takohet me kryetarin e Prishtinës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi